Berisha: Licencat e kanabisit i kanë marrë njerëzit e lidhur me Ramën dhe partinë e krimit! Nuk ka pasur tender për to!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp tha se, licencat e kanabisit i kanë marrë njerëzit e lidhur me Edi Ramën dhe partinë e krimit, nuk ka pasur tender për to!

Berisha: Janë dhënë ato të gjitha licencat. Nuk jemi marrë konkretisht me emrat, por licencë kush përveç njerëzve të lidhur me drogën dhe Ramën nuk merr. Besoj se është e qartë ajo. Aty nuk ka pasur tender për marrjen e tyre.

Armand Maho: Prapa kësaj mund të qëndrojnë gjithmonë grupet kriminale, që përcaktojnë zonat se ku kanabisi ka THC-në më ët lartë, që duhet ta kesh 25 përqind. Pra, kjo procedurë, siç është ndjekur në Kanada ose vende të tjera, bëhet licenca transparente dhe përcaktohet zona e parcelës ku duhet të mbjellësh kanabisin. Por jo të miratosh 29.400 hektarë dhe të dalësh me lista nëpër duar ti, të thuash, ku e ke tokën ti, këtu…

Berisha: Problemi është se mbillen 1 miliard e 300 mijë rrënjë dhe unë e lashë me të lirshëm, 2 metër katrorë rrënja, se janë disa më të vogla, se këta i kanë sofistikuar farnat tani, sjellin farna 45-ditore, që e mbjellin 2-3 herë brenda vitit. Por kjo është sasi e padëgjuar ndonjëherë. Atë e marrin të gjithë partia e krimit. Kush e merr? Janë plantacione të partisë së krimit. Nuk mund të jetë tjetër kush.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …