Skandali/KQZ nuk tregon ku gjenden 130 mijë fletët e votimit që mungojnë, por flet për gabime…

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD sqaroi kërkesën për nisjen e hetimit administrativ nga ana e KQZ-së për humbjen e 130 mijë fletëve të votimit.

I ftuar në emisionin “Log” në News24 ai tha se kërkesa bazohet nga të dhënat zyrtare të procesverbaleve të KQZ-së.

Ai theksoi se duke qenë se fletët e votimit nuk dalin, dyshimi kryesor i PD-së është se ato mund të jenë zëvendësuar më fletë të plotësuara.

“Nuk dihet se ca ka ndodhur por logjika më e thjeshtë është se ato fletë mund të jenë zëvendësuar. Kemi provën se kemi vendimin e KQZ që janë prodhuar 3 milionë e 534 mijë e 792. Janë gjetur 1 milion  463 mije e 204 në kutitë e votimit, janë deklaruar të papërdorura 1 milion e 935 mijë e 834, 5 mijë janë të dëmtuara mungojnë 130 mijë e 754. Ne nuk akuzojmë por themi nga procesverbalet që na keni dhënë gjejeni ju ku janë. Një përgjigje që kishte bërë gati KQZ, thotë se janë bërë gabime. Ne kemi parë deri tani gabime, por në shumën 130 mijë fletë skam parë deri më sot. Nëse fletët nuk dalin, duhet të japin përgjigje ku janë. Nuk dihet se ca ka ndodhur por llogjika më e thjeshtë është se ato fletë mund të jenë zëvendësuar. Kemi provën se kemi vendimin e KQZ që janë prodhuar 3 milionë e 534 mijë e 792. Janë gjetur 1 milion  463 mije e 204 në kutitë e votimit, janë deklaruar të papërdorura 1 milion e 935 mijë e 834, 5 mijë janë të dëmtuara mungojnë 130 mijë e 754. Ne nuk akuzojmë por themi nga procesverbalet që na keni dhënë gjejeni ju ku janë. Teprica e fletëve që kanë ngelur janë më pak se teprica që duhet të mbetej. Ka disa fletë që janë as të përdorura as të pa përdorura.” – tha Kaso.

About Krye Redaktor

Check Also

Tabaku: Ka mungesë vullneti politik nga PS për të çuar përpara integrimin!

Deputetja e PD, Joroida Tabaku ka reaguar ne seancën e kuvendit duke hedhur akuza ndaj …