Zyrtare/Europa vendos Ramën nën hetim, deklarata e Dolors Montserrat

Misioni fakt-mbledhës i PPE që është konfrmuar sot në Bruksel do të mbërrijë në Shqipëri me një mision të përcaktuar. Ai do të hetojë Ramën për faktet e masakrës elektorale të 11 majit si dhe do të hetojë faktet për kartelet e drogës.

Rama do të jetë zyrtarisht nën hetim nga grupi më i madh në Parlamentin Europian, që janë Partitë Popullore Europiane. Kjo është një nga goditjet më të forta që Rama merr në planin ndërkombëtar, ndërsa deri pak kohë më parë e konsideronte veten të paprekshëm në arenën ndërkombëtare.

Partia Popullore Europiane (PPE) ka vendosur të përfshijë Shqipërinë në axhendën e saj për misione verifikimi. Vendimi erdhi pas kërkesës së Kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha, i cili kërkoi ndihmën e PPE-së dhe partive simotra gjatë fjalës së tij në asamblenë politike të PPE në Bruksel për të dërguar një mision faktmbledhës në vendin tonë.

Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, deklaroi: “Vendosëm të bëjmë dy misione, një në Liban dhe një në Moldavi, por tani do ta vendosim si prioritet edhe Shqipërinë. Mendoj se është një ide e mirë kur na kërkoni diçka, ndaj do ta vendosim si një nga prioritetet dhe objektivat tona që të bëjmë një mision në Shqipëri”.

Në fjalën e tij, Berisha kërkoi zyrtarisht që PPE dhe partitë simotra të angazhohen në dërgimin e një misioni faktmbledhës në Shqipëri. Berisha theksoi se ky mision ka rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe Evropën: “Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti, droge dhe emigrantësh.

“Ky mision do të kishte vlerë të madhe për të gjithë”, deklaroi ndër të tjera Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përplasja e Ramës me ndërkombëtarët për farsën e 11 majit dhe reagimi i Berishës

Pyetje: Doktor, ju po bëni cdo ditë denoncime, dhe nëjri prej tyre ishte ditëne  sotme. …