Deputetja e PD, Ina Zhupa denoncoi ashpër farsën zgjedhore të 11 majit, ku votat u blenë dhe u manipuluan me skema kriminale, patronazhistë dhe u bënë trukime masive të votës së diasporës nga Partia Socialiste. Ajo tha se oligarkët dhe klientët e qeverisë kishin “target” të qartë për investime dhe vota, për të marrë më pas prona publike dhe projekte strategjike.
Nga foltorja e Kuvendit Zhupa ironizoi përqindjet identike në kutitë e votimit nga diaspora si “matematikë magjike”, duke thënë se stilolapsi blu prodhoi kryqe njësoj. Denoncoi se patronazhistët kishin detyrim të siguronin 20 vota nga jashtë vendit.
Zhupa vuri në pah se shteti u bë një me fushatën, me bashki që funksiononin si zyra elektorale për kandidatët e PS-së dhe institucione që shpërndanin fonde në fushatë. “Nuk dinim ku fillonte shteti dhe ku mbaronte partia,” tha ajo.
Fjala e Ina Zhupës
Ju mendoni cfarë të ndodhë unë prapë do të fitoj. Sa më shumë i shau i masakroi shqiptarët aq më shumë u rrit në votë. E shpjegon dot njeri këtë?
Po se treni i Europës që fliste Spiropali para pak dhe Rama gjatë fushatës ishte tren bullgar. Ata oligarkët që sot kanë marrë gati vendimet e radhës për të marrë pronat shtetërore dhe investimet strategjike ata e kishin me target, sa vota e sa para duhet të hidhnin. Ata që sot përgatiten të marrin pronat e ushtrisë e dinin që dje dhe e kishin target çfarë duhet të bëjnë.
Ata që do të shkatërrojnë shkollën ekokampus në Sarandë për ta bërë hotele e resorte dhe pse janë harxhuar para nga buxheti i shtetit e kishin me target çfarë duhet të sillnin dhe çfarë duhet të prodhonin nga kutitë e votimit. Ishte e qartë. Thasët e Taulantit kishin modelin e përqindje. Nuk ka ndodhur në historinë njerëzore që të hapen të gjitha kutitë dhe të gjitha kutitë të kenë të njëjtën përqindje të ndarë sipas diasporës. Çdo kuti e diasporëse qarku të Vlorës kishte të njëjtën përqindje. 70% PS. Po një kuti Ulsi do të kishim dalë 25% apo 30% . Por ishte matematike. Nuk e di ai stilolapsi magjik nuk e di si prodhoi aq shumë. Ai stilolapsi blu, ai kryqi njësoj. Keni të drejtë të talleni, sepse me paratë që u vidhni shqiptarëve dhe paratë e buxhetit të shtetit tjetërsoni votat.
Cdo patronazhist kishte detyrim jo vetëm votat brenda Shqipërisë, por dhe 20 vota jashtë Shqipërisë. Edhe pse e bllokuat Tik Tok aty dilnin votat nga diaspora. Po të numërosh votat e Tik Tik dhe ato në kuti nuk dalin llogaritë. Kemi më shumë foto sesa vota. Hajde shpjego se çfarë masakre keni bërë me thasët e diasporës. Ju i vodhët dhe njëri tjetrin. Nxorrët Olta Xhaçkën deputete të diasporës dhe nuk lejuat të ankohet.
Pa më thoni, cili emigrant zgjohet në mëngjes e thotë do votoj Olta Xhaçkën. Për çfarë arsye duhet ta votojë? Për çfarë e mbajnë mend, vecse investitore strategjike. Ma shpjegoni ju dhe ta kuptojmë dhe ne. Flisni për listat.
Vetëm për lista nuk mund të flisni. Se lista tuaja janë listat më qesharake që ka pasur historia e këti vëndi. Listat më të turpshme me njerëz që nuk dinin të fillonin dhe të mbaronin një fjali dëftore. Me njerëz që edhe në mitingun tuaj nxirrnin celularin tuan për të bërë ëllëllë…
Kjo është cilësia që një njeri të çohej në mëngjes e të thoshte do dal të votoj Zeqinenë e Sarën. Askush nuk ka guximin të flasë që ka pas standarde në këto zgjedhje. Dilnin në qarku në Vlorës, në Sarandë, në Konispol, në Finiq dhe në Dilvin, dilnin hapur të gjithë strukturat e shtetit.
Dilnin hapur, hapnin shkollat për takime me kandidatët. Venin në inaugurime, shkonin me kandidatët. Shkonin shpërndanin fondet e bujqësisë me kandidatët. U bë shteti njësh me kandidatët. Nuk dinin ku fillon të njëri dhe ku mbaron të tjetri.
Ishin të pandarë. Të pandarë në zullum, të pandar në vënje në shërbim të shtetit në funksion të kandidatit dhe të zgjedhjeve. Aq sa bashkitë u kthyen në zyra elektorale të kandidatëve. Dhe kandidatët tuaj mund ta dëshmojnë shumë mirë vetë kandidatët e listës së hapur se si ndikuan bashkitë për njërin kandidat, apo për kandidatin tjetër.
E thonë vetë ata, pyetini, dhe ja u thonë. Mirë po, atë që ata e thonë në nën zë, ne kemi detyrimin të themi me zë të lartë. Ne kemi detyrimin që kudo të themi të vërtetën në bëj këto zgjedje, që kudo të kërkojmë standart në bëj proceset elektorale në Shqipëri. Asgjë nuk e ndalon opozitën në kërkimin e së vërtetës, nuk e ndalon opozitën në përballjen me të keqen, sepse legjitimitetin nuk ua japin votat e blera.
Legitimitetin tuaj nuk ja u jep do të as Sueli, as Bajrat, as Troplinat, askush që sot përpiqet në media me analistë të blerë dhe të shitur të tregojë për suksesin e PS-së. Nuk ka formulë në botë që një pensionisti i premtohet pensioni minimal 200 euro. Si një biznes që do të ketë taksën 6 – 10% zgjedh të masakrohet nga qeveria e Ramës, zgjedh të vidhet. Askusht nuk e zjedh këtë nëse do të kishte zjedh je të lira dhe të ndershme. Por, kur tjetërsohet, kur vidhet dhe kur i hidhet hi syve shqiptarëve, pa tjetër që gjithçka mund të ndodhë.