Vokshi: Qëndrimi i EPP ishte i qartë! Nuk ishin zgjedhje, por farsë! 

Deputetja e PD, Albana Vokshi, në fjalën e saj në Kuvend, akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për manipulimin e zgjedhjeve të fundit, të cilat ajo i quajti “një farsë elektorale”.

Duke iu referuar raportit paraprak të misioneve ndërkombëtare vëzhguese, Vokshi theksoi se për herë të parë propaganda e qeverisë nuk arriti të mbulojë realitetin.

“Qëndrimi i Partisë Popullore Evropiane (EPP) ishte i qartë: nuk ishin zgjedhje, por farsë”, deklaroi ajo.

Deputetja u ndal te gjetjet e misionit të vëzhguesve të Parlamentit Evropian, duke përmendur abuzimin me burimet shtetërore, intimidimin e votuesve, përdorimin e postit publik për përfitime elektorale dhe lidhjet me krimin e organizuar.

“Michael Gahler, drejtuesi i misionit të PE, i ka parë vetë nga afër këto fenomene. Ai ka folur me qytetarët, ka ndjerë frikën në fjalën e tyre – frikë që nuk është parë më parë në një proces zgjedhor në Shqipëri”, tha Vokshi.

Ajo përmendi përjetimet e saj në qytetin e Vorës, ku sipas saj, përjetoi personalisht intimidim të drejtpërdrejtë ndaj saj dhe familjes së saj.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …