Anëtari i Brain Gain i PD, Nikola Kedhi tha se, Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, nuk ka vlerësuar qeverinë për integrimin në BE, por sipas tij, ka vlerësuar qytetarët shqiptarë.
Kedhi tha se nga denoncimet e PD për farsën zgjedhore të 11 majit, ka sjellë reflektim nga ana e eurodeputetëve.
“Deklaratat e europarlamentarëve dhe qëndrimi e EPP në ansamble, kanë të gjithë rëndësinë e tyre. E bëjnë që ky proces jo vetëm të bjerë, por të jetë dhe shumë me ndryshe me çka ndodhi në 2021. Në 2021 pati aludime, pati denoncim për një farsë zgjedhore por nuk u pasua me veprimet e duhura që do të kërkonte denoncimin e farsë zgjedhore. Kjo gjë po ndodh në këtë rast në këto votime sepse kemi këtë denoncim, jo vetëm brenda por dhe në arenën ndërkombëtare.
Të gjithë këto denoncime që ka bërë z.Berisha dhe PD në përgjithësi, janë reflektuar në institucione të ndryshme dhe në dokumenta të ndryshme, të cilat prodhojnë këto institucione. Dhe ky është dhe rasti që ka kaluar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian për Shqipërinë. Po themi për rrugëtimin e Shqipërisë në BE, ku nuk kishim një votim të një dokumenti rutinën, siç janë për vendet që janë aplikonte për në BE. Por pati ndryshim në këtë dokument për të reflektuar gjithë këto shqetësimet për procesin zgjedhor.
Natyrisht që ata do të thonë, që jemi të lumtur që Shqipëria vazhdon ecën drejt rrugëtimit evropian, sepse kjo nuk varet nga një qeveri specifike, por është një dëshirë e popullit shqiptar. Vlerësimi i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, nuk është një vlerësim për qeverinë aktuale, as si ka qeverisur z.Rama apo si e ka bërë ai procesin zgjedhor. Ai është një vlerësim për popullin shqiptar, që ka synim të shkojë drejt BE, dhe më e rëndësishmja drejt standarteve që nënkupton ky proces i anëtarësimit në BE. Pjesa më e rëndësishme aty ishin shkeljet që vinin në dukje, problemet për procesin zgjedhor, mungesën e standarteve për procesin zgjedhor, polarizimin që ekziston këtu dhe problemet me mediat e të tjera“, tha Kedhi për Syri TV.