Kryetari i PD, Sali Berisha ka theksuar se personazhet e videos ku tregohet se si blihen votat me para në Tiranë, janë identifikuar të gjithë.
Berisha tha se, personazhet në video janë të identifikuar plotësisht. Janë eksponentë të thekur të PS.
“Personazhet në video janë të identifikuar plotësisht.
Janë eksponentë të thekur të PS.
Të bëjmë një marrëveshje: A mund të quhen zgjedhje, zgjedhjet në të cilat shteti, i quajtur shtet, përdor të gjithë financat e tij për të blerë vota?
Përdor të gjithë fuqinë ekzekutive, me leje, me licenca, etj, për të blerë vota.
A mund të quhen zgjedhje ato në të cilat shteti licencon mbjelljen e 29 mijë hektarë kanabis nga 200 hektarë që parashikon ligji çdo vit?
A mund të quhen zgjedhje?
Se duhet të bëjmë një marrëveshje fjale.
A mund të quhen zgjedhje kur shteti përdor në kundërshtim me ligjin 500 milionë euro prokurime?
Kur shteti në kundërshtim me ligjin jep peshqesh 100 euro në kulmin e fushatës.
Fal 200 milionë euro.
Po marr vetëm këto, për të mos thënë pastaj ndikimin e tmerrshëm të karteleve.
Pra, unë po flas çarë është shteti. Narkoshteti është akoma më i zi.
Sepse ju e patë, si e ndjeni ju veten si qytetare kur përfaqësoheni nga Sara Mile, e cila del nga anonimati me 20 e ca mijë vota?
Mund të përfaqësojë ajo një njeri të ndershëm, pavarësisht nga bindjet politike?
Si e ndjen veten qytetari kur përfaqësohet nga Arkend Balla, i cili nga viti 2021 në vitin 2025 ka dhjetëfishim të votave? Se ishte i lirë në vitin 2021 dhe u kap në vitin 2025.
Pra, nuk është problemi këtu as i imi si politikan, as i juaji si gazetare.
Është problemi si qytetarë.
Çfarë mund të thotë qytetari për këto?
Po kjo është jo vetëm farsë, por një farsë poshtëruese që shqiptarët nuk do e pranojnë”, tha Berisha.