Berisha: Irena Gjoka, e cila ka në CV-në e saj një seri veprash penale të rënda, e konsideron fyerje pse i kam bërë një pyetje publike

Kryetari i PD, Sali Berisha në deklaratën e tij për gazetarët pasi doli nga SPAK theksoi se, Irena Gjoka, e cila ka në CV-në e saj një seri veprash penale të rënda, e konsideron fyerje pse unë i kam bërë një pyetje publike.

Berisha tha se, nuk është kjo çështje se Irena dhe Dumani janë si tenxherja dhe kapaku. Janë si binjakë siamezë në moral dhe çdo gjë. Por këtu është problemi i një sistemi të ngritur nga Edi Rama dhe të keqpërdorur në shkallën me ekstreme.

“Pra, Irena Gjoka, e cila ka në CV-në e saj një seri veprash penale të rënda, një mashtruese ordinere, një gënjeshtare në formularin e dekriminalizimit, një gjykatëse që duhej të shkonte në burg dhe jo në gjykatë, për shkak se është e dënuar me burg, ndjehet e fyer pse unë i bëj një pyetje publike.

Nuk është kjo çështje se Irena dhe Dumani janë si tenxherja dhe kapaku.

Janë si binjakë siamezë në moral dhe çdo gjë.

Por këtu është problemi i një sistemi të ngritur nga Edi Rama dhe të keqpërdorur në shkallën me ekstreme.

E kuptoni ju edhe njëherë, Irena me 5 mbiemra, me dënime, me dëbime, e mashtrime, delinkuente, konsideron fyerje pyetjen që i unë i bëj.

Me urdhër të Edi Ramës dhe Altin Troplinit, ajo bën kallëzim ndaj meje.

Tani, ky është sistemi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kongresmeni amerikan që ka vënë në shenjestër Ramën dhe Vuçiç/ “Po kërkon të manipulojë zgjedhjet”

Kongresisti amerikan Joe Wilson ka akuzuar regjimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për përpjekje për …