Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh për gazetarët nga SPAK, se lajmet me interes për publikun nuk i mban në asnjë rast të fshehtë.
“Unë ekzistoj në të gjitha mediat, pyetjet e mi.
Pa diskutim unë nuk mohoj asgjë.
Unë i kam adresuar pyetjen dhe sipas standardit elementar të transparencës, një njeri thotë kjo nuk është kurrë e vërtetë.
Unë nuk e kam lajm timin.
Por unë lajme, të cilat kanë interes për publikun, nuk i mbaj kurrë, sepse përndryshe nuk mbroj interesat e qytetarëve.
Në qoftë se unë mbaj një lajm për çdo zyrtar publik, jo për privat, unë indirekt bëj mburojën e tij sepse ai që ma dërgon mua lajmin, ai më beson dhe ma dërgon që unë ta bëj publik”, tha Berisha.