Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sqaroi për mediat se përse gjyqtarja Irena Gjoka nuk bëri padi ndaj tij kur kishte dosjen në dorë, por e bëri pasi e mbylli atë në interes të Edi Ramës.
Berisha tha se, Irena Gjoka nuk e bëri padinë kur kishte dosjen në dorë, sepse duhej të konsumonte veprën e saj kriminale me akuzat false.
Informacionet unë i nxjerr atëherë kur të vijnë.
Ai informacion erdhi në gusht të atij viti dhe unë e bëra publik në gusht të atij viti.
Kjo nuk është përgjegjësia ime, është përgjegjësia e atyre që më kanë dërguar informacionin se unë nuk kam pse ta mbaj.
Por mund të shtrosh pyetjen se pse gjykatësja nuk e bëri padinë në kohën kur ishte gjykatësja e çështjes.
Domethënë ajo kishte të gjithë urrejtjen për të bërë padinë, por nuk e bëri sepse donte të konsumonte veprën e saj kriminale tek dosja, akuzat false tek dosja.
Se ajo po të kishte, do thoshte që ky zotëri po më intimidon, po më fyen.
Nuk e hapi gojën se kishte misionin, por e bëri këtë pasi hoqi dosjen, ngriti padinë me urdhër të Edi Ramës dhe Altin Troplinit”, tha Berisha.