Nga Jamarbër MALLTEZI
26 Tetor 2023: Kërkesë e avokatëve të Berishës për dorëheqje për konflikt interesi meqë ishte shkarkuar nga KLD në 1996 (por Irena nuk pranoi se ju tha a keni dokument për këtë gjë?)
Nëntor 2023 KLGJ i jep avokatëve vendimin e KLD për shkarkimin e Irena Gjokes, por 2 javë më pas po KLGJ gënjen deputetët e PD duke i shkruajtur se kinse nuk ka vendim-marrjet e KLD të 1996
Dhjetor 2023: Kërkesë e avokatëve të Berishës për dorëheqje për konflikt interesi meqë ishte shkarkuar nga KLD ne 1996 bashkëngjitur me vendimin e KLD (por nuk pranoi pasi tha se ai ishte vendim kolegjial)
Mars 2024: Gazeta greke Ta Nea boton shkrimin që Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia
Mediat e PS në kor fjalën e Idajet Beqirit dhe Frrok Cupit që ky është shkrim i porositur nga Tirana
04 Mars 2024: KLGJ nxjerr deklaratë në mbrojtje të Irena Gjokës në vend që t‘a hetonte
Mediat e Edi Ramës shpikin një letër nga policia që nuk është i vërtetë lajmi për Irena Gjokën
04-05 Maj 2024 (shtunë-diel e pashkës) gazeta ProtoThema nxjerr vendimin e gjykatës për dëbimin e Irena Gjokës
07 Maj 2024 Prokuroria e Përgjithshme deklaron se po nis hetim të thelluar
14 muaj hetim pa rezultat se kërkesat e prokurorisë kalojnë nga Ulsi Manja që i çon sipas qefit
02 Maj 2025 Gjykata e Janinës lëshon vendimin me vulë apostile jo vetëm për 2 dëbimet e Irenës por edhe vendimin penal të formës së prerë
05 Maj 2025 Berisha e bën publik dokumentin me vulë apostile para dyerve të SPAK
05 Maj 2025 Irena Gjoka mohon që të jetë dënuar ose dëbuar nga Greqia në interviste me BIRN
06 Maj 2025 del prokura e vitit 2003 që Irena Gjoka kish lëshuar për noterin në Fier për të marrë avokat që të kundërshtonte vendimet e dëbimit nga Greqia (pra bie alibia që nuk kishte dijeni)
08 Maj 2025 Berisha i kërkon KLGJ shpalljen e mbarimit të mandatit të Irena Gjokës
Maj-Qershor 2025: Ndonëse ligji detyron KLGJ të vendosë për 15 ditë për mbarimin e mandatit, vijon loja e kungulleshkës: KLGJ i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të shprehet, Prokuroria fshihet pas asaj që ia nis Ministrisë së Drejtësisë dhe ministria nuk jep përgjigje.
Qershor 2025 del se Irena Gjoka jo vetëm:
(1) është dëbuar 2 herë nga Greqia që ka lëshuar prokurë për ta luftuar,
(2) ka dënim penal të formës së prerë të konvertuar më pas,
(3) ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit pasi nuk i ka deklaruar këto, por edhe
(4) ka gënjyer në veting për të justifikuar nja 60 milion lekë të paligjshme duke paraqitur një kinse kontratë të 1996 mes burrit dhe vëllezërve të saj dhe duke përmendur në atë kontratë të 1996 nenet 801-825 të Kodit Civil që janë sot në fuqi ndërsa në 1996 Kodi Civil i botuar në Fletoren Zyrtare kishte veç 254 nene!