Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, solli oprova konkrete të manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit përmes metodës së ashtuquajtur “Treni Bullgar”. Ai deklaroi se kjo metodë, e përdorur edhe nga regjimet autoritare si ai i Putinit dhe Lukashenkos, u aplikua në disa qendra votimi në Shqipëri.
“Tani, siç paralajmërova, në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar.
Me të drejtë dje, një gazetare pyeti këtu se ku është treni.
Unë sot kam sjellë Trenin Bullgar para jush dhe qytetarëve shqiptarë.
Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale realizojnë atë mekanizëm manipulimi që quhet Tren Bullgar, që i bën zgjedhjet tërësisht të pavlefshme, që kontrollon tërësisht vullnetin e qytetarëve.
Këta janë një grup kriminal brenda qendrës së votimit, komisionerë të partisë së krimit.
Qendra e votimit është në një kafene, shikojeni…
Ja fleta e votimit…
Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar.
Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos.
Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit.
Me gjakftohtësi të paparë.
Është po ky… tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion.
Shikojeni, ia dha tjetrit jashtë qendrës.
Edhe njëherë, aty po voton ai.\\’, tha Berisha.