Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën me gazetarët tha se, numri serial është hequr nga fleta e votimit, por janë vendosur elementë sigurie.
“Jo, nuk them se ajo i ka shtruar rrugën.
Problemi është se numri serial në njëfarë mënyre bënte të diktueshëm votuesin.
Por, në qoftë se u hoq numri serial, u vendosën elementë sigurie.
Sidoqoftë ky problem do diskutohet nga ekspertët më me hollësi.
Është e vërtetë që është hequr.
Mbetej kundrafleta aty”, tha Berisha.