CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Masakra zgjedhore/ Noka: Treni bullgar ishte kudo! Policia në funksion të shtetit elektoral!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka shprehet i bindur se fenomeni ‘Treni Bullgar’ ka qenë një nga metodat e aplikuara të farsës elektorale të 11 majit.

I ftuar në ora News, Noka tha se, ka patur të instaluar pranë qendrave të votimit zyra të pa loguara të shtetit elektoral, që funksiononin për sistemin e ‘Trenit bullgar’.

“Treni Bullgar’ ka qenë një nga metodat e aplikuara të farsës elektorale të 11 majit. Zyra që Këlliçi kapi ngjitur me qendrën e votimit në njësinë 5 ishte një zyrë nga ku fabrikohej ‘Treni Bullgar’. Në Kashar ka kapur Balliu një të tillë. Gjithandej ka qenë e instaluar pranë qendrave të votimit zyra të pa loguara të shtetit elektoral që funksiononin për sistemin e ‘Trenit Bullgar’.

Himçi kapi një element në një fshat të Peqinit. Se këtu është e turpshme se i kap deputeti faktet, paund, para, lek, euro edhe fletë votimi mirëpo këtu shteti nuk vepron për të hetuar ato dhe pastaj i zhduk ato prova.

E njëjta gjë u kap edhe në Dibër. Mziu me deputetët e tjerë ndaluan një makinë të Rilindjes të kandidatit të Rilindjes, aty u gjetën rreth 4 mijë paund, 3 mijë euro, fletë votimit të gjitha ishin për këtë punë. Dini gjë ju të jetë ndaluar njeri? Askund.

Te zyra e Braçes në Tiranë, tre ishin drejtoresha me zë e figurë, asgjë shteti sepse nuk ka patur betejë më 11 maj mes PD dhe PS. Ka patur një betejë mes PD e opozitës dhe shtetit, i gjithë shteti me të gjithë mekanizmat e tij. Policia ka qenë një strukturë e gjitha në funksion të shtetit elektoral dhe farsës zgjedhore”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …