CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Nuri: KQZ ende nuk ka dhënë përgjigje ku janë 130 mijë fletë votimi?

Përfaqësuesi ligjor i PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Franc Nuri i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, është shprehur se në zgjedhjet e vitit 2025, janë bërë shkelje të gjithanshme, shumë më tepër se në 2021 dhe në 2023.

Gjatë bisedës në studio përballë moderatorit Adi Krasta, Nuri u shpreh se, KQZ ende nuk ka dhënë një përgjigje të qartë se ku kanë shkuar 130 mijë fletë votimi.

“Ne dyshojmë se janë mbushur kutitë me anë të njerëzve që kanë përdorur ‘trenin Bullgar’, kanë përdorur dokumente që janë lëshuar nga KQZ dhe janë futur nëpër qendra të votimit duke hedhur vota në kuti. Ka metoda të ndryshme që janë mbushur kutitë.

Fillimisht nuk u gjetën 130 mijë fletë votimi, dhe shifrat që ata kanë dhënë deri më tani nuk korrespondojnë me këto që kanë rezultuar.

Ajo e kushtëzon sistemin, dhe ne aty bazohemi plus argumenteve të tjera. Por këtu ka fletë votimi që nuk dihet se ku kanë shkuar. Patjetër që ato janë përdorur dhe mund të jenë përdorur në mekanizmat që përshkruam. Nuk i ka marrë njeri fletët e votimit kot. Ato diku kanë shkuar.

Kjo nuk më tingëllon normale, kur përpiqen që të relativizojnë këtë gjë, duke thënë se kështu ka ndodhur në tëshkuarën dhe do të ndodhë dhe ne të ardhmen.

Nëse janë prodhuar 3.5 mln fletë votimi, kaq duhet të dalin në fund. Në një qendër votimi nuk arrin dot të kuadrosh fletët e votimit të prodhuara, me ato të përdorura dhe ato që kanë mbetur që është një aritmetikë mjaft e thjeshtë.

Kam ndjekur zgjedhjet dhe në 2021-2023, por në 2025 ka shkelje të gjithanshme.

Këto shkelje do të përsëriten dhe me ardhjen e zgjedhjeve lokale, sepse është një sistem. Janë dy elemente që janë përsëritur në 2023 djhe 2025. Bonusi i pensionistëve. Kur ne i ngrejmë si argumente nuk i marrin seriozisht, OSBE-ODIHR i ka ruajtur në raportin e saj.

Nuk është pak të përdorësh buxhetin e shtetit, dhe të përdorësh miliona euro kur të dojë qejfi dhe ti japësh pak javë para zgjedhjeve.

Dhe justifikimi është se kjo nuk është e paligjshme se unë vendimin e kam marrë në datën 9 janar e jo në 11 janar, kur më lindte paligjshmëria dhe unë jam në rregull nga ana formale”, u shpreh ndër të tjera Franc Nuri në SYRI TV.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …