Berisha: Unë flas me fakte, nuk bëj retorikë siç bëjnë kasnecët e Edi Ramës që duan të mashtrojnë shqiptarët!

Kreu i PD, Sali Berisha, në konferencën për gazetarët, u shpreh se në daljet e tij flet me fakte dhe se nuk bën retorikë siç bëjnë kasnecët e Edi Ramës që duan të mashtrojnë shqiptarët.

“E vërteta është që nuk po bëj gjë tjetër, veçse të jenë shqiptarët që me votën e lirë të përcaktojnë kryeministrin e tyre të ardhshëm.

Kjo është beteja ime.

Kjo është një betejë.

Ky është misioni im.

Unë po përpiqem çdo ditë dhe do përpiqem që shqiptarët të votojnë të lirë, ët zgjedhin të votojnë jo nën presionin e këtyre horrave, që nuk kanë ligj, kod as moral.

Këtyre plaçkitësve të fshirë nga çdo lloj standardi, shërbëtorë të Edi Ramës.

Të atyre kasnecëve që hiqen, shërbëtore të gënjeshtrës janë, që duan të mashtrojnë shqiptarët.

Është mision ky, por në dallim nga të tjerët, unë flas me fakte, se edhe unë mund të bëj retorikë.

Unë nuk bëj retorikë.

Unë po paraqes fakte se si janë dhunuar të drejtat themelore të njeriut dhe e drejta e votës së shqiptarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …