Rinumërimi i votave për Dibrën/ Konstatohen parregullsi, kandidati i PD siguron mbi 60 vota

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka përfunduar rinumërimin e votave preferenciale të Partisë Demokratike për 42 kuti të Qarkut të Dibrës, sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Nga rinumërimi janë konstatuar parregullsi, ku duket se pretendimet e kandidatit të PD-së Xhemal Gjunkshi, ankimi i të cilit u mbështet dhe nga dy anëtarët e PD-së në KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa, kanë qenë të sakta.

Kjo për faktin se nga numërimi i herës së parë nga komisionerët dhe numëruesit politik ka rezultuar se Xhemal Gjunkshit i kishin hequr 17 vota, ndërsa kandidatit Përparim Spahiu, i cili renditet sipër tij, i kishin shënuar 49 vota më tepër.

Pas rinumërimit, Xhemal Gjunkshi ka rikuperuar me mbi 60 vota ndaj Përparim Spahiut, por gjithsesi, renditja nuk ndryshon, pasi diferenca mes tyre ishte 120 vota.

Mësohet se pas rezultatit të rinumërimit të 42 kutive, Xhemal Gjunkshi dhe përfaqësuesit e PD-së do të kërkojnë që të hapen edhe 180 kutitë e tjera të qarkut Dibër, me shpresën se rikuperimi do të shkojë në mbi 120 vota.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …