Kedhi: Shqiptarët nuk po largohen nga vendi, por po dëbohen nga Rama!

Anëtari i platformës Brain Gain të Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, në një intervistë për Syri TV theksoi se qytetarët shqiptarë nuk po largohen nga vendi, por sipas tij po dëbohen nga Rama.

Kedhi tha se në vend do të mbesin vetëm pensionistët, dhe sipas tij, do të ketë probleme dhe me ‘sistemin e pensioneve’.

“Nuk është thjesht ndryshim në letër midis PD dhe PS, por është një përballje filozofish. PS është një parti e majtë dhe po bën atë që bën e majta në versionin më të keq të saj. Nga akumulimin e të gjithë pushteteve, akumulimin e të gjithë elementëve të ekonomisë në versionin final në duart e një personi. Por natyrisht pas atij personi vijnë më pas tek katër pesë veta që kontrollojnë çdo gjë për atë person, që në këtë rast është kryeministri. E dëgjoj shpesh këtë që thonë që kryeministri Edi Rama nuk është i majtë por i djathtë. Më vjen keq ta them për këtë që thonë njerëzit që nuk e kanë haberin se çfarë është e majta dhe e djathta.

Kryeministri Rama është i majtë ashtu siç është PS. E majta ka shumë për zemër kolektivizmin, është kjo filozofi që qëndron në bazë të socializmit të komunizmit të fashizmit të merkantilizmit. Që në thelb eleminon konkurrencën, eleminon iniciativën e lirë të çdo individi, dhe çlirimin e potencialit ekonomik që çdo njeri ka. Unë mendoj se shqiptarët nuk po largohen nga vendi por, po dëbohen, si pasojë e një politike të mirëfilltë të qeverisë shqiptare prej 10 viteve, 12 sa kanë vajtur të dëbimit të shqiptarëve.

Dhe kemi zëvendësimin e tyre sicc e shikojm dhe e ka thënë kryeministri në 2021, zëvendësimin e shqiptarëve që ikin me me punëtorë që vijnë nga vendet e Azisë apo të Afrikës. Kjo e bën edhe më keq situatën sepse këtu vijnë punëtorë që nuk kanë asnjë interes të qëndrojnë në Shqipëri, ata po e përdorin si trampolinë për tu larguar drejt vendeve të BE.

Këtu po ngelen njerëz të moshës së tretë në pjesën më të madhe pensionistë. Kjo jo vetëm që e bën më të rëndë situatën ekonomike, por dhe të pensioneve që është një minë me sahat. Ky largim bën që të hidhet në erë e gjithë skena e pensioneve”, tha Kedhi.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …