Kujt i qahet Rama?

Franc NURI

Reagimi i Kryeministrit ndaj kërkesës së gjyqtarëve për rritje page është hipokrizi e pastër. Kujt i ankohet ai sot, për një drejtësi që ai vetë (PS) e ka kapur dhe e komandon për vite me radhë?!

Rama flet për Gjykatën Kushtetuese, duke i paralajmëruar të « mos lajthisin » kësaj here, ndërkohë që ai dhe PS ka shkelur me të dy këmbët vendimet urdhëruese të Gjykatës Kushtetuese (rasti i mandatit të O. Xhaçka), duke i injoruar dhe shpërfillur vendimet e gjykatave që bien ndesh interesave të tyre politike.

Gjykata Kushtetuese që Rama sulmon sot, është po ajo Gjykatë që ka vendosur siç ka dashur qeveria e tij në çdo rast tjetër (Falja e Portit të Durrësit Arabëve, falja e Butrintit një OJF private, faljen e sovranitetit kombëtar për burgun/kampin e refugjatëve Italiane në Lezhë, faljen e Akademisë së Shkencave aleatëve të PS etj thagma ligjore e kushtetuese), përveç një rasti: kur u prekën interesat edhe të të afërmve të disa Gjyqtarëve Kushtetues, me ligjin e tatimit për profesionet e lira!

Pra, kjo është drejtësia që Rama ndërtoi: e kapur, e nënshtruar dhe në shërbim total të qeverisë dhe pushtetit të tij.

Kujt i qahet tani?

About Krye Redaktor

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …