Lideri i opozitës, Sali Berisha theksoi se Brukseli është i shqetësuar nga politizimi i sistemit të drejtësisë nga mazhoranca socialiste e Edi Ramës.
Berisha tha gjatë konferencës për media se, Brukseli është i shqetësuar për ndërhyrjet e vazhdueshme politike dhe presionet në sistemin juridik nga Edi Rama.
“Shpreh shqetësim të madh për ndërhyrjet e vazhdueshme politike dhe presionet në sistemin juridik.
Unë mendoj se vetëm këto dy fjali, janë prova të qarta të zëvendësimit në këtë vend të shtetit ligjor me narkoshtetin e Edi Ramës.
Ka defekte të mëdha në emërime të anëtarëve jomagjistratë nga famozja KLGJ dhe KLP si dhe integriteti i tyre.
Pra, Brukseli konstaton se ka probleme me integritetin e të emëruarve.
Është e shkruar këtu, raporti që përmend Miss Metamorfoza për të mashtruar shqiptarët. Prapë kishte dalë, e morët vesh vetë.
Raporti kërkon të hiqet dorë përfundimisht nga Shushica dhe Skavica. Stop projekteve të përmbytjes të qytetarëve të Dibrës dhe grabitjes së ujit të Shushicës qytetarëve të Vlorës.
Raporti është pra një damkosje e vërtetë e këtij regjimi dhe nuk mund ta ndryshojnë me të gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme që ka bërë Edi Rama, me gjithë lobimet dhe qindra orë telefonata, me gjithë shumë akte të tjera vulgare, banale, primitive, të dënueshme, raporti nuk u ndryshua dot.
Dhe ky raport i Komisionit Europian do të diskutohet në korrik pasi u miratua në AFET.
Ndaj dhe në vend se të mbledhë parlamentin dhe të zbatojë kërkesat e prera të Parlamentit Europian dhe të Komisionit për Olta Xhaçkën dhe Vullnet Sinën, ajo del dhe reciton trillime të Edi Ramës dhe zyrës së tij.
Ky është një akt papërgjegjësie e plotë e Edi Ramës.
Unë kuptoj se ajo është vetëm një instrument i zyrës së shtypit të Edi Ramës.
U detyrova, se unë para jush kam folur për raportin, është e vërtetë, kam bërë transparencë, kur shoh që këta përpiqen me çdo kusht dhe nuk gjejnë një fjalë, vetëm mashtrim, duan me çdo kusht të mashtrojnë shqiptarët, por koha e mashtrimeve të tyre ka marrë fund.
Ora e vërtetës do bëhet gjithnjë e më e madhe, gjithnjë e më e fuqishme.
U detyrova të ndryshoj edhe paraqitjet para jush se kisha fakte shumë të rëndësishme në vazhdim, por mendova se mashtrimi publik shtetëror është një akt i shëmtuar shtetëror që nuk mund të mos denoncohej publikisht dhe me forcën më të madhe”, tha Berisha.