Berisha: Poja mund t’i jepte edhe 20 milionë euro Altin Troplinit për të mos e arrestuar!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka pasur një shkallë të tillë të tmerrshme korrupsioni siç ka sot.
“Po më thuaj ti mua pak, sa i tha Poja, Altin Troplinit për të mos e arrestuar?
Altin Troplini faktikisht amnistoi njeriun më të rrezikshëm për drogën në Europë sepse karteli i tij është karteli më i fuqishëm, është i vetmi kartel me port në dispozicioon.
Unë jam i bindur se këtë e kombinoi me Edi Ramën. Por të garantoj që Poja, Altin Troplinit mund t’i jepte edhe 20 milionë euro pa asnjë dhimbje koke.
Pra, ato rroga, ka mes tyre njerëz të ndershëm, nuk i mohoj fare, por si vepron korporata e krimit, e shndërruar në një korporatë, e lidhur Sadush-Duman, Duman-Sadush, kjo është.
Por prapë do kohë.
Këto fraza që dëgjuat ju për drejtësinë janë hapat e parë.
Ne do të vazhdojmë.
Sot përsëri ka avoketër të drejtësisë politike. Ka.
Sot, ata të cilët të korruptuar apo jo të korruptuar, nuk e di, u bënë avoketër kryesorë të kësaj korporate.
Bëjnë gjithçka që ta mbrojnë, por diellin me shoshë nuk e mbulojnë.
Ne do bëjmë gjithçka që vendi të ketë sistemin e drejtësisë dhe i garantoj kurrë me rrogat më të larta në rajon, por me rroga në proporcion me vendin.
Nuk është vendi për 7 mijë euro për ata që flenë mbi dosje krimi, siç fle Altin Troplini.
Më thuaj pak, ku është Poja? Kur erdhi për Çopjen, shkoi gjersa t’i merrte telefonin Prodës, se i tha se ti i ke njoftuar. Që Proda është një Matrix, kjo nuk ka diskutim.
Por problemi është se nuk e kishte njoftuar Proda atë, ishte njoftuar nga ndërtesa e Skapit.
Kështu që nuk është zgjidhje ajo. Jo!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …