Kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur, pse SPAK mban sekret edhe ministrin?

Gazment BARDHI
Marrja si i pandehur i kryetarit të bashkisë Shkodër nga Prokuroria e Posaçme që në Tetor 2024 është një informacion që duhet të ishte ndarë me publikun. Fshehja e këtij informacioni, ndryshe nga sa është vepruar me çdo çështje tjetër, e kompromenton rëndë integritetin e Prokurorisë së Posaçme. Nuk ka asnjë arsye që Benet Beci të ketë një status të posaçëm nga zyrtarët e tjerë publikë që janë marrë të pandehur. Aferat në sektorin e energjisë janë të larmishme dhe SPAK duhet të shkojë tek koka e aferës që është ministrja Belinda Balluku.
Sot gjithashtu media ka referuar një informacion të Prokurorisë së Posaçme se një ministër në detyrë është person nën hetim prej saj. Kjo nënkupton që ministri është njoftuar për këtë pozitë procedurale, informacion që gjithashtu duhet të ishte ndarë me publikun.
Aplikimi i ligjit me disa standarde nga SPAK, dhe ndarja e informacionit me publikun në mënyrë selektive, nuk i shërben rritjes së besimit të publikut tek drejtësia dhe dëmton rëndë reputacionin e SPAK.

About Krye Redaktor

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …