Presidenti rus, Vladimir Putin mbajti një fjalim të shumëpritur për Ditën e Fitores në Moskë.
Fjalimi në paradën ushtarake ishte paksa i pazakontë sepse Putini jo vetëm që nuk shpalli një mobilizim të përgjithshëm apo luftë, gjë që u spekulua se mund të ndodhte, ai nuk njoftoi as lëvizje të mëtejshme.
Putin ka bërë akuza të ashpra kundër Perëndimit dhe NATO-s. Por është interesante se në fjalim, Putin tha diçka që në fakt pranoi humbjet e Rusisë në Ukrainë, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.
Putin përmendi ushtarët e plagosur dhe të vrarë në Ukrainë dhe mbajti një minutë heshtje për të vdekurit.
Ai njoftoi gjithashtu ndihmë për fëmijët e ushtarëve të vrarë në Ukrainë, që është një njohje e rrallë e humbjeve ruse nga ana e tij. Ai tha se vdekja e çdo ushtari dhe oficeri është e dhimbshme për Rusinë dhe se shteti do të bëjë gjithçka për t’u kujdesur për familjet e tyre.