I gjithë Izraeli në zjarr! Irani nis hakmarrjen, e sulmon me mbi 100 raketa

Irani ka nisur një valë sulmesh kundër Izraelit. Ushtria izraelite tha se ka identifikuar raketat e nisura.

Sipas një deklarate nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur raketat.

Ndërsa qytetarët janë udhëzuar të kërkojnë strehim, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Sulmin e konfirmuan edhe vetë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

“I gjithë Izraeli është nën zjarr nga predhat iraniane”, shkruan ato në X.

Bëhet e ditur se shpërthime të mëdha janë parë në Tel Aviv dhe Jerusalem.

Teherani e quajti këtë, fillimin e “përgjigjes shkatërruese” ndaj sulmeve izraelite në vend.

“Pak çaste më parë, me lëshimin e qindra raketave të ndryshme balistike drejt territoreve të pushtuara, ka filluar operacioni i përgjigjes vendimtare ndaj sulmit të egër të regjimit sionist”, tha agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA.

Sipas Haaretz, ushtria izraelite tha se sirenat e sulmit ajror do të aktivizoheshin në të gjithë vendin dhe u bëri thirrje qytetarëve të drejtohen menjëherë në strehimore.

Ata shtuan se më shumë se 100 raketa u lëshuan nga Irani dhe sirena të sulmit ajror u aktivizuan në të gjithë Izraelin.

About Redaksia

Check Also

Skandal/Njeriu i Tim Walz pas vrasjes së kongresmenes dhe plagosjes së senatorit demokrat

Autoritetet në Minnesota kanë shpallur në kërkim Vance Luther Boelter, 57 vjeç, një ish-anëtar i …