Përplasja e Ramës me ndërkombëtarët për farsën e 11 majit dhe reagimi i Berishës

Pyetje: Doktor, ju po bëni cdo ditë denoncime, dhe nëjri prej tyre ishte ditëne  sotme. Ccfarë prisni të arrini me këto denoncime?

Berisha: Qëllimi kryesor im këtu është t’u faktoj shqiptarëve të gjithë farsën e 11 Majit.

T’i faktoj komunitetit ndërkombëtar të gjithë përmasat e kësaj farse.

Edi Rama ka ndërmarrë një fushatë të egër presioni në nivelet më të larta mbi vëzhguesit ndërkombëtarë në Shqipëri dhe drejtuesit e tyre.

Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me këto trupa dhe ne u dërgojmë atyre të gjitha.

Edi Rama u ka shtruar një pyetje atyre: ku i keni faktet për ato që keni shkruar.

Faktet që ne kemi për 5 mijë qendra votimi janë një tërkuzë e gjatë mijëra e mijëra kilometra po të rreshtohen njëra pas tjetrës.

Por ne kemi gjithashtu synim të kthjellojmë shqiptarët, të qartësojmë shqiptarët, të motivojmë shqiptarët se qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira duhet të jenë beteja jonë me të gjithë potencialet.

Se tellallët, intelektualët e llumit, të lidhur me fije të panumërta me krimin e djeshëm dhe krimin e sotëm, me krimin politik të diktaturës e kam fjalën, dhe me krimin e bandave të sotme, që nga mëngjesi gjer në darkë, ku janë dhe ku nuk janë, përpiqen të përligjin farsën e Edi Ramës, përpiqen të mashtrojnë shqiptarët se fajin e ka opozita, përpiqen të mashtrojnë shqiptarët se Edi Rama vodhi, por i fitoi, duke treguar moralin e kalbur të tyre.

Pra, përballë kësaj propagande të kontrolluar plotësisht nga qeveria dhe të paguar nga qeveria, ne paraqesim çdo ditë fakte dhe dokumente që dëshmojnë, u provojnë shqiptarëve se çfarë ndodhi me 11 Maj dhe në fushatën elektorale në Shqipëri.

Pra, ky është qëllimi ynë.

Natyrisht e gjitha kjo është në funksion të motivimit të fuqishëm të shqiptarëve idealistë, të cilët besojnë se lufta për votën e lirë, është luftë për dinjitetin, është luftë për të ardhmen dhe janë të gatshëm për të gjitha sakrificat që t’i rikthejnë votën shqiptarëve.

Kjo është përgjigja ime.

Duke u uruar një fundjavë të mbarë, të dashur qytetarë dhe qytetare, dua t’u informoj se Edi Rama, ka urdhëruar mediat që kontrollon, që i ka blerë, që i ka shndërruar në veglat e tij, të censurojnë në maksimum të vërtetat, faktet, dokumentet që paraqiten çdo ditë në këtë sallë.

Ndaj dhe u bëj thirrje të ndiqni rrjetet sociale, në të cilat dora e zezë e censurës së tij nuk mund t’u pengojë për të mësuar këto të vërteta.

About Krye Redaktor

Check Also

Foto-lajm/ Yuri Kim hidhet në rrugë nga Marco Rubio

Tani do të hajë barin e demokratëve. Në foto Yuri Kim duke protestuar pas shkarkimit …