Masakra zgjedhore/ Nuri: Edhe në Tiranë parregullsi të mëdha, që në kutitë e para shohim diferencat

Në pallatin e sportit ‘Farije Hoti’ në Tiranë vijon procesi i rivlerësimit të 1282 kutive të Tiranës. Që në hapjen e kutisë së parë u konfirmuan parregullësitë për të cilat Partia Demokratike vijon të ngrejë zërin.

Në kutinë nr 15/81/01 bashkia Kamëz ka rezultuar se ndërsa në kuti faktikisht ndodhen 23 vota, në të dhënat që janë pasqyruar online nga KQZ rezulton se janë 30 vota, pa janë shënuar 7 vota më shumë për partinë Mundësia.

Në një intervistë për Syri Tv, përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Franc Nuri zbulon se çfarë ka ndodhur.

“Përfaqësuesit e KQZ-së që janë duke kqyrur materialet sapo iu përgjigjën përfaqësuesit të Mundësisë se keni 23 vota. Pra në të dhënat zyrtare të KQZ –së ka 30 vota ndërsa në kuti janë 23 vota. Pra janë shtuar 7 vota në llogaritjen që ka bërë KQZ’ tha Nuri.

 Sa i rëndësishëm është ky rinumërim?

Partia Demokratike synon mandatin e 14-të të Ilir Alimehmetit.
Kjo do të thotë se është ngushtuar  rezultati që i duhet PD për të marrë mandatin.

“7 vota diferencë e ngushton me 49 vota. Pra ka një ritëm që do të ecë paralel. Ne do të ndjekim me vëmendje të gjitha votat, qoftë PD-së, qoftë PS-së, qoftë Mundësia. Ja pse duhen hapur kutitë. Nuk mund t’i zësh besë të dhënave zyrtare që ka hedhur KQZ online”, thotë Franc Nuri.

Përfaqësuesit ligjorë të PD do të vijojnë betejën ligjore në Kolegj Zgjedhor lidhur me farsën zgjedhore të 11 majit.

Sot në Kolegj Zgjedhor janë 4 seanca ku do të shqyrtohen ankimet e PD-së dhe Aleancës Shqipëria Madhështore.

Ndërkohë në procesin e rinumërimit PD ka vënë 24 vëzhgues në dispoziciont, 1 vëzhgues për çdo tavolinë këqyrjeje të fletëvetë votimit.

“Jemi të interesuar të bëhet transparenca e plotë si ka qenë farsa elektorale në Tiranë. Mjafton të shohim kutitë e para në Tiranë e shohim diferencat. E këto nuk janë gabime njerëzore, sic e justifikon KQZ. Herët a vonë dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këto gabime”, theksoi Nuri.

About Redaksia

Check Also

Shtet-rrethim në zemër të turizmit/ Berisha: Ramaduro po shkatërron veriun!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në Facebook një video nga Thethi, …