KQZ ‘mbron’ farsën elektorale: Nuk ka prova që u përdorën burimet shtetërore në zgjedhje!

Kolegji Zgjedhor nisi sot shqyrtimin e ankimeve të opozitës për farsën elektorale të 11 Majit. Fillimisht Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim ankimin për qarkun e Lezhës.

Përfaqësuesit e PD deklaruan në fillim se prania e Ilir Rusmalit, këshilltarit të presidentit, në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, cenoi parimin e paanshmërisë.

“Ne kemi kërkuar përjashtimin e këtij anëtari, pasi për shkak të pozicionit që mban si këshilltar i presidentit, vendimet e mëparshme që ka marrë, apo fjalëve drejtuar përfaqësuesve të ankimuesve, mendojmë ishte në shkelje të paanshmërisë. Vetë ky anëtar ka shkruar vendimmarrjen për përjashtimin e tij. Ai as nuk duhet të ishte i pranishëm, as të merrte vendim, as të shkruante vendimin për kërkesën tonë për përjashtimin e tij”, tha përfaqësuesi i PD, Marash Logu.

Ndërkohë, KQZ fillimisht mori në mbrojtje Ilir Rusmalin, duke deklaruar se as ka shkelur ligjin dhe as është në konflikt interesi.

Përfaqësuesja e KQZ shkoi edhe më larg, duke marrë në mbrojtje farsën elektorale. Ajo tha se opozita nuk ka paraqitur asnjë provë për këtë gjë.

Gazetari Isa Myzyraj raporton se përfaqësuesja e KQZ shkoi edhe më larg, kur deklaroi se nuk ka prova për përdorimin e burimeve shtetërore në këto zgjedhje.

Edhe pse një gjë e tillë thuhet hapur në raportin paraprak të OSBE/ODIHR, kjo gjë u mohua jo vetëm nga KQZ, por edhe nga PS.

Këta të fundit sulmuan raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë duke thënë se raportet e ODIHR nuk janë arsye për të vlerësuar se zgjedhjet ishin të parregullta.

About Redaksia

Check Also

Rama dhe Vuçiçi janë dy gangsterët më të mëdhenj të rajonit, dy antishqiptarët më të damkosur

Marsi Korreshi, Syri Tv: Z. Berisha, në kulmin e protestave në Tiranë, kreu i qeverisë …