Berisha: Raporti për farsën elektorale është në tërësi gati! Shkeljet i janë dërguar institucioneve që vëzhguan zgjedhjet

Në një deklaratë për media, kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se raporti mbi farsën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit është thuajse i përfunduar dhe tashmë i është dërguar institucioneve ndërkombëtare që ndoqën procesin zgjedhor. Sipas tij, rreth 95 përqind e raportit është dorëzuar, ndërsa pjesa e mbetur do të plotësohet dhe do të publikohet në formë libri.

“Vetë procesi është, por në tërësi është gati.

Domethënë po ndiqet kjo praktikë.

Në qoftë se po e marr pak me arbitraritet shifrën, në qoftë është i përfunduar në masën 95 përqind të tij, 95 përqind e tij është dërguar pranë institucioneve që vëzhguan zgjedhjet.

Pra është dërguar.

Pastaj kjo do kompletohet dhe do dërgohet si libër. Por kjo është arsyeja”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …