Kush është Ergys Agasi, njeriu i besuar i Ramës! Nga lidhjet me bandat, tek fitimet në biznes

Banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK. Dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit mëngjesin e sotëm. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.

Kush është Ergys Agasi

Ergys Agasi konsiderohet si eminenca gri e kryeministrit Edi Rama, një figurë misterioze që vepron larg kamerave, por me dorën mbi butonat e pushtetit dhe miliardat që rrjedhin nga fondet publike.

I njohur si djali i ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi, Ergys Agasi u ngjit në pushtet përmes Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) dhe më pas u afrua me Partinë Socialiste, duke mbajtur poste në administratë si drejtues i Inspektoratit të Mjedisit. Por ndërkohë që profili i tij publik mbetej i ulët, ndikimi i tij rritej në prapaskenë.

Biznesmeni zotëron pasuri marramendëse, përfshirë një vilë 1 milionë euro në bregdetin e jugut, pasuri që u hetua edhe nga SPAK. Po ashtu ai është denoncuar mediatikisht edhe për emërime të njerëzve të tij në poste kyçe në shtet.

Sipas Arben Ahmetajt, Agasi ka marrë kontrollin mbi Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) përmes lidhjeve të tij politike dhe familjare. Dhe faktet e mbështesin këtë akuzë: motra e tij është drejtoreshë në AKSHI, ndërsa kompania e tij, EA Solutions, ka pasur një rritje të pashpjegueshme financiare brenda një viti nga krijimi i saj dhe çuditërisht në fushën e shërbimeve të IT.

 

2.2 milionë euro fitime për një vit – nga vijnë këto para?

Dokumentet tregojnë se EA Solutions, kompania e Ergys Agasit, është themeluar në mars të vitit 2023 dhe ka deklaruar fitime prej 2.2 milionë euro në vetëm një vit. Kjo shifër bëhet edhe më e dyshimtë kur merret parasysh fakti se shpenzimet e saj totale vjetore janë vetëm 100 mijë euro.

Për ta thënë thjesht: kompania shpenzon rreth 8 mijë euro në muaj, por fitimet i ka 23 herë më të larta se shpenzimet. Në një treg të ndershëm, një rritje kaq e shpejtë dhe e pashpjeguar do të ishte objekt hetimi për evazion fiskal apo pastrim parash. Por në Shqipëri, kur ke lidhje me Edi Ramën, shteti nuk të sheh.

Lidhjet me bandat

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj e ka pershkruar Ergys Agasin si një figurë kyçe që lidh politikën me krimin e organizuar dhe biznesin, duke e cilësuar atë si “koordinatorin” e Ramës me grupet kriminale.

Ahmetaj tha se Agasi, një individ pa funksion zyrtar, ka një ndikim të jashtëzakonshëm në vendimmarrjet e qeverisë dhe në strukturat e Partisë Socialiste. Ai ngriti pyetjen retorike nëse socialistët votuan që “Ergys Agasi të drejtojë Shqipërinë”, duke lënë të kuptohet se Agasi vendos për çështje të rëndësishme në drejtiin e vendit.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetajt ka deklaruar se Agazi ka organizuar takime mes politikës, krimit dhe biznesit, duke shërbyer si ndërmjetës mes këtyre sferave.

Ai përmendi një rast konkret ku Agasi ka organizuar një festë në një resort në periferi të Tiranës, ku morën pjesë përfaqësues të krimit të organizuar, politikës dhe biznesit. Këto takime, sipas Ahmetajt, janë prova të lidhjeve të ngushta mes qeverisë dhe elementëve kriminalë.

Ahmetaj gjithashtu akuzoi Ramën se ka caktuar Agasin për të koordinuar marrëdhëniet me grupet kriminale, duke e bërë atë një figurë kyçe në strukturën e pushtetit. Ai sugjeroi se Agasi është personi që kontrollon Partinë Socialiste dhe administratën publike, duke ndikuar në emërimet dhe vendimmarrjet kyçe.

“Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin. Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve” deklaroi Ahmetaj gjatë një bisede, me një gazetar italian.

Këto akuza nuk janë të pabaza. Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar për një takim të organizuar nga Agasi në një resort luksoz në periferi të Tiranës, ku morën pjesë përfaqësues të politikës, krimit dhe biznesit.

Në postimin e saj, Lala shkruajti: “Ergys Agasi është një emër i lakuar për lidhje të ngushta me njerëz të krimit. Ai ka marrë në dorë drejtimin e PS-së në Durrës, duke u kthyer në njeriun më të besuar të Ramës, pas ‘rënies’ së Vangjush Dakos. Sot, ai kontrollon çdo qelizë të institucioneve në qytetin bregdetar. Çdo emërim në poste kyçe në administratë kalon përmes tij.

Për të treguar fuqinë e tij, po ndaj një detaj: disa kohë më parë, Agasi organizoi një festë në një resort në periferi të Tiranës, ku mblodhi krimin, politikën dhe biznesin. Policia ka faktet në dorë. Detajet e kësaj feste janë të dokumentuara, dhe SPAK ka mundësinë t’i hetojë.”

 

Intevista e RAI 3 me Ahmetajn dhe emri i Agasit si lidhje e Ramës me mafian

Emisioni investigativ “Report” i kanalit italian RAI 3, ka transmetuar pjesën e dytë të dokumentarit për Shqipërinë. Gazetari Giorgio Mottola mes të tjerash arriti të intervistonte ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili sipas tij ndodhet në Zvicër pas mandatit të arrestit ndërkombëtar. Prej vitit 2013 si ministër dhe më pas zv/kryeministër, i akuzuar për inceneratorët, SPAK e ka shpallur në kërkim prej vitit të kaluar.

Ish-numri dy i qeverisë bëri akuza të forta edhe për lidhje të Ramës me krimin e organizuar, duke përmendur kryesisht Agasin si njeriun kyç në këtë çështje.

“Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri-tjetrin. Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve”, tha Ahmetaj.

Rai 3 përmend se Ergys Agasi, djali i ish-deputetit socialist të Durrësit, është një biznesmen dhe ish-zyrtar, përveç të tjerash pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe që merret me logjistikë. Nuk ka qenë kurrë i dënuar apo i hetuar për lidhje me mafian shqiptare, por shpesh mediat kanë folur për lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini.

Por Arben Ahmetaj tregoi një anë tjetër që mediat deri dje nuk e kishin raportuar, ndonëse emri i Agasit kishte nisur të përmendej si një nga njerëzit më me influencë në Durrës.

“Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias”, tha Ahmetaj në rrëfimin për RAI3. /Zoom.al

About Krye Redaktor

Check Also

Çfarë pret Berisha nga SHBA/ Intervista për mediat amerikane: Shqipëria sot, Republikë e George Soros

Në një intervistë ekskluzive me gazetarin amerikan Alex Newman, ish-presidenti, ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë …