Nga datat 20 qershor deri më 20 korrik në selinë e Partisë Socialiste do të mbahet akademia politike, ku veteranët e PS do të japin leksione ndaj ligjvënësve të rinj të zgjedhur nga kjo forcë politike në farsën elektorale të 11 majit.
Akademia politike do të jetë e ndarë me 5 module të ndryshme që përfaqësojnë lëndët që do të mësojnë deputetët e rinj.
Çudia deri këtu nuk ka arsye që të jetë e madhe. Por kur mendon që në të gjithë vendet e botës kandidat për deputet zgjidhet një person që ka një farë integriteti që ka të bëjë edhe me shkollën, edhe me dijen, edhe me kontributin e tij në shoqërinë nga vjen, këtu çudia fillon e behët shpjegim.
I bie që grumbulli atyre që Rama kishte vënë në listat e partisë së tij që e menaxhon me dorë të hekurt do të jenë thjesht ushtarë. Biles gjatë këtyre ditëve të akademisë së “Barinjve” do tu mësohet se si rreshtat të jenë më solidë dhe të mos ketë asnjë mëdyshje apo mendim kundër të atyre që thotë dhe bënë lideri global.
Pra të bëhesh deputet për rilindjen nuk do të thotë të jesh dikush, ashtu siç është normalisht në vendet ku demokracia ka objektiv njeriun dhe mirëqenien e tij. Për rilindjen kriteri kryesor është respektimi i bandave, oligarkëve, klaneve që vjedhin vota, klaneve që vjedhin edhe vota edhe prona, klaneve miqësore që nuk “tradhtojnë”. Dhe mënyrën e funksionimit të gjithë kësaj skeme do ta shpjegojnë “kurroshet” e vjetër të Rilindjes.
Sot ishte radha e Fatmir Xhafajt për tu folur, Sarës, Zegjinesë, Arkendit etj etj… për rolin e tyre në punën e re që ka rrogë të mirë. Pritet që Xhafaj tu shpjegojë deputetëve te rinj të PS se si mund të bëhet një reformë për të kontrolluar sistemin e drejtësisë. Pra se si mund të bëhet një reformë e dështuar dhe ta përdorësh politikisht për të goditur opozitën. Por ai do tu shpjegojë te rinjëve edhe mënyrën se si mund të bëhesh, ministër i brendshëm edhe pse kë vëllain të dënuar shumë gjatë për trafik ndërkombëtar droge. Por Xhafaj ka çfarë shpjegon edhe për mënyrat se si të kontrollohet pushteti lokal me njerëzit e familjes dhe ndarja e lejeve të ndërtimit, tenderave, për ata që janë afër ose shumë afër me rilindjen por edhe me grupet e caktuara të interesit brenda rilindjes.
Nuk është shumë e qartë se çfarë pyetjesh do të bëjnë këta deputetët e rinj që kanë marrë vota më shumë se Edi Rama. Ndoshta si fillim do të kërkojnë falje që kanë marrë vota më shumë se lideri global. Se nuk shkon kjo.
Sipas Partisë Socialiste kjo akademi synon të përgatisë një brez të ri deputetësh që jo vetëm kuptojnë rolin e tyre institucional, por janë të aftë të kontribuojnë me përkushtim në implementimin e vizionit të PS për vitet në vijim, sidomos drejt vitit 2030. Pra gjatë 4 viteve të ardhshme PS do vijojë ti përgatisë. Se kur do i dëgjojmë të recitojnë ndonjë gjë në kuvend këtë nuk e di askush.
Ngelet të shikojmë akademinë për të cilën të gjithë janë të lumtur. Pas akademisë së barinjve e cila dështoi për shkak të fluksit të lartë të “barinjve” rilindas tani Akademia e deputeteve do të këtë sukses të plotë pasi “profesorë” si Xhafaj dhe Rama e studentë si Termeti ka me shumicë.