Noka: Qeveria e rekordeve negative, Shqipëria në vendin e fundit për cilësinë e ujërave të pastër

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në një postim të tij në Facebook, ka denoncuar përkeqësimin dramatik të cilësisë së ujërave të plazheve në Shqipëri, duke e lidhur këtë me dështimin e qeverisë për të menaxhuar mjedisin.

Ai thekson se sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Mjedisit, Shqipëria është renditur në vendin e fundit në Europë për sa i përket ujërave të plazheve me cilësi të shkëlqyer, me vetëm 16% të tyre që përmbushin standardet më të larta të cilësisë.

Reagimi 

#Qeveria e rekordeve negative [📉] i siguron Shqipërisë vendin e fundit. Propaganda e saj nuk e ka mashtruar dot Agjencinë Europiane të Mjedisit, e cila na liston në vend të fundit me vetëm 16% të ujërave për notim me cilësi të shkëlqyer. Pjesa tjetër kanë higjienën e Ramës.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: PD prej 6 javësh denoncon ‘trenin Bullgar’ dhe shkeljet e tjera, Task Forca e SPAK nuk ka asnjë reagim!

Drejtuesi politik i PD në Tiranë, njëkohësisht edhe deputeti i zgjedhur, Belind Këlliçi duke folur …