Berisha: Qeveria me kërcënime dhe shantazhe u kërkonte vëzhguesve se ku i kishin faktet për raportin paraprak

Kryetari i PD, Sali Berisha, u shpreh në konferencën me gazetarët se qeveria, nëpërmjet kërcënimeve dhe shantazheve i kërkonte vëzhguesve në zgjedhjet e 11 majit, të tregonin se ku i kishin faktet për raportin paraprak.

“Unë siç e keni marrë vesh ju, kam denoncuar këtu përpjekjet e jashtëzakonshme të Edi Ramës, presionet turpshme ndaj vëzhguesve për të ndryshuar qëndrimin.

Unë besoj se ato presione nuk do të kenë efekt dhe kam besim në integritetin e vëzhguesve ndërkombëtar. Ne i kemi dërguar të tre delegacioneve si të ODIHR, ashtu dhe Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, materialet non stop, në mënyrë të vazhdueshme.

Pra ka dy përpjekje të mëdha.

Ka një përpjekje të qeverisë, e cila me kërcënime me shantazhe u thoshte, ku i keni faktet që keni shkrojtur, këto e ato dhe ka një përpjekje tonën për të bërë transparencën me fakte e dokumente. Ky është zhvillimi”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Skandal/ Video e udhëtimit dhjetramijëra euro të Ramës drejt Hagës me avionin e ri personal

Pamjet e Edi Ramës që zbret nga një avion “TC EMR” në aeroportin Schiphol në …