Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për media ka theksuar se farsa e 11 majit do të jetë objekt i një serie veprimesh ndërkombëtare.
Ai njoftoi se prova të forta për manipulimet zgjedhore do të dërgohen në institucione të rëndësishme, duke përfshirë Kongresin dhe Senatin amerikan, parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, si dhe organizatat ndërkombëtare.
“Këto prova do të çohen kudo. Në Kongres, në Senat, në parlamentet e vendeve anëtare, në institucionet ndërkombëtare. Me një dallim.
Normal është të shkohet me raportin përfundimtar. Se ku shkohen, që të merret permanent me një problem, nuk e ka. Kjo është dhe arsyeja se në shumë e shumë vende ku duhet të ishin këto prova, akoma nuk janë sepse duhet finalizuar raporti dhe të jenë pjesë e raportit përfundimtar.
Por janë aty ku duhet, ku ekziston debati zyrtar për këtë çështje. Zyrtarisht ekziston debati për këtë çështje, ku diskutohet raporti dhe këto me radhë”, tha Berisha.