CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Tabaku: PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja, por bën një “arnim socialist”!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, pak muaj më parë dorëzoi në Kuvend një projektligj të plotë për shqyrtimin e investimeve të huaja, i bazuar në rregulloren e Bashkimit Europian dhe standardet e OECD e SHBA-së. Ligji synon të mbrojë sektorët strategjikë të vendit nga investime që vijnë nga aktorë të tretë si Kina, Rusia apo Irani, të cilët nuk përfaqësojnë partnerë strategjikë për Shqipërinë.

Propozimi i hartuar nga Tabaku u konsultua me partnerët ndërkombëtarë dhe përfshiu ndryshime të dobishme për të saktësuar rolin e qeverisë dhe të Kuvendit në procesin e filtrimit të investimeve. Por mazhoranca e la projektligjin në sirtar, duke mos e marrë në shqyrtim për muaj me radhë.

Vetëm pak javë pas zgjedhjeve, deputeti i PS, Eduard Shalsi, ka paraqitur një ndryshim të vetëm në një nen të Ligjit për Investimet e Huaja të vitit 1993, që sot pritet të diskutohet në Komisionin e Ekonomisë. Deputetja Tabaku ka reaguar menjëherë duke e cilësuar këtë nismë si një “arnim socialist” dhe një përpjekje për të zëvendësuar një reformë të mirëfilltë me një draft të dobët e pa standarde.

Reagimi

Arnimi socialist për Investimet e Huaja

Prej disa muajsh, Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një projektligj të plotë dhe serioz për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja, në përputhje me standardet e OECD, BE-së dhe SHBA-së.

Ky projektligj synon:

✅ Të mbrojë interesin kombëtar nga investime që mund të vijnë nga aktorë të tretë me qëllime jo-strategjike.

✅ Të sigurojë transparencë dhe përgjegjshmëri në çdo proces që prek sektorët strategjikë të ekonomisë.

🟥 Me një nxitim të dyshimtë, një deputet i shumicës paraqiti një “propozim” që nuk është gjë tjetër veçse një arnim amator dhe një kopje e zbehtë e projektligjit të propozuar nga PD. Arnimi shton një pikë të vetme në një ligj të vitit 1993.

Gjatë prezantimit të propozimit ligjor dëgjova të përmendej OECD — ndryshe nga sa u fol në atë mbledhje OECD kërkon:

  • Ligj të qartë dhe të përditësuar
  • Proces transparent dhe të strukturuar
  • Komunikim institucional të qartë
  • Shmangie të çdo “vetingu të fshehtë”

Të gjitha këto mungojnë në draftin e propozuar nga mazhoranca!

Ky arnim nuk është reformë dhe aq më pak një proces parandalues ndaj rreziqeve që mund t’i vijnë vendit tonë. Në të kundërt është tentativë për të larë duart si Ponc Pilati përpara një çështjeje serioze, që ndikon drejtpërdrejt në sigurinë tonë kombëtare dhe partneritetin me BE-SHBA.

🇦🇱 Shqipëria nuk ka luksin të jetë porta e pasigurisë në rajon.

Partia Demokratike do të vazhdojë të kërkojë miratimin e projektligjit që garanton standarde dhe mbrojtje për qytetarët dhe ekonominë. Propozimit ligjor që ofron sigurinë maksimale nga aktorë të jashtëm të rrezikshëm.

About Redaksia

Check Also

“Shkrimi në FoxNews tronditi qeverinë”/ Analisti: SHBA po rikthen vëmendjen ndaj Shqipërisë!

Analisti Enton Abilekaj foli në lidhje me zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Edi Ramës …