“Samiti Hagës, themelet e NATO-s së gjeneratës tjetër”!

Gjeneral ® Piro Ahmetaj

Sytë/vëmendja e kancelarive, Institucioneve, Instituteve, medias dhe ekspertëve të sigurisë globale janë drejtuar nga Haga (Hollanda), ku sot dhe nesër do të zhvillohet Samiti i 34-ërt i Aleancës së Atlantikut të Veriut. I angazhuar në “forumin e Senior Ekspertëve të NATO-s”, dëshiroj që të ndaj një përmbledhje strategjike mbi mjedisin e sigurisë si dhe “7 pritshmëritë dhe 7 rekomandimet” për 32 vendet anëtare (përfshi RSh) që do të përcillen nga ky Samit Historik:

Pikësëpari, Samitet nuk janë “rutinë e përvitshme” por veçanërisht Haga do të skalitet si një ngjarje madhore pasi do të adresojë një nga udhëkryqet më kritike të historisë së njerëzimit mbas përfundimit të Luftës së II-të botërore dhe themelimit të Aleancës (4 Prill 1949).

Në historinë 76 vjeçare të NATO-s, nga gjithësej 34 Samite, vetëm 9 prej tyre janë zhvilluar gjatë luftës së ftohtë. Trefishimi Samiteve mbas 1990 dhe dyfishimi hartës së zgjerimit (nga 16 ne 32 vende), flasin më fort se të gjitha fjalimet për dinamikën e kërcënimeve në 25 vitet e fundit por dhe e legjetimojnë NATO-n si: “Aleanca më afatgjatë, më e fuqishme dhe më suksesshme e historisë së njerëzimit”!

Së dyti, ky Samit do të jetë historik pasi: “mbahet 2 ditë mbas goditjes historike së ShBA ndaj bazave bërthamore të regjimit të Teheranit; 3 vjet e gjysëm mbas agresionit neo-Nazist të Rusisë-Putiniste kundër sovranitetit të Ukrainës si dhe në kulmin e përshkallëzimit të konfliktit në lindjen e mesme, të cilat kërcënojne më shumë se kurrë më parë paqen, rendin e sigurisë globale, vlerat e demokracisë dhe statuskuonë gjeopolitike të vendosur mbas luftës së ftohtë”.

Në këtë mjedis të sigurisë, prioriteti Nr.1 i axhendës së Hagës, do të jetë modernizimi i fuqisë së pakonkurueshme ushtarake, përfshi armët bërthamore/deterrence: “për shkurajimin dhe shpagimin/hakmarrjen ndaj armiqve që guxojnë të kërcënojnë apo sulmojnë Aleancën”. Ndaj mbas këtij Samiti, Forcat e Gatishmërisë së Lartë të NATO-s planizohen të arrijnë në mbi gjysëm milion (si asnjëherë në 76-vjet), si dhe do të tre-fishohen kapacitetet e luftimit të Forcace Ajrore dhe Detare!

Përsa kërcënimet fatale të “udhëheqësve Supremë”, Putinit, Khamenei, Kim Jong, etj se:“do ti bëjnë gjëmën qytetërimit duke përdorur Armët Bërthamore”, përgjigja nga Samiti i Hages pritet të jetë e ftohtë por e fortë: “nëse vetëm do të guxojnë, veçmas ose në aleancë, jo vetëm do ndëshkohen në mënyrë shëmbullore nga fuqia ushtarake e USA/NATO/UK/BE por do të damkosen si shtete terroriste dhe krime kundêr njerëzimit”!

Së treti, mbas 1260 ditë/netë luftimesh të përgjakshme në fushëbetejën “jo vetëm për Ukrainën”, por edhe ndaj kredibilitetit, fuqisë ushtarake dhe interesave gjeopolitike të Aleancës, ky Samit, do të skalitet si ndër ngjarjet më madhore, pasi krerët e 32 shteteve anëtare, mblidhen për të demonstruar: “vullnetin politik, kohezionin e palëkundur si dhe vendosmërinë për ta mbështetur Ukrainën dhe Izraelin deri në fitoren e luftës kundër të keqes së përbashket, si dhe ndaj njerëzimit”.

Konkretisht, në Hagë, NATO do të konfirmojë mbështetjen e pa-kompromis për Ukrainën: “mbi 500 miliardë € armatime të gjeneratës së fundit (300 Miliard € nga USA dhe 200 Miliard € nga vendet e tjera, BE, etj”, pasi për Aleancën Euro-atlantike: “nuk ka opsion tjetër përveçse fitores me çdo çmim të luftës ndaj tiranëve të Kremlinit, Teheranit, dhe çdo diktatori tjetër të dalldisur nga fuqia e mbi-pushtetit”.

Së katërti, do të ri-Konfirmohet “domosdoshmëria kritike për të modernizuar industrinë, armatimet, sistemet dhe infrastrukturat ushtarake duke rritur deri 5 % buxhetin e mbrojtjes”, në mënyrë që NATO të mbetet e pathyeshme (dhe vdekjeprurëse) për të garantuar mbrojtjen kolektive (artikulli-5): “ndaj çdo kërcënimi, nga çdo drejtim dhe ndaj cilido armik potencial”.

Kështu, në Hagë do të miratohen projekte me peshë për modernizimin e armatimeve, infrastrukturave, sistemeve, mbrojtjen kibernetike, dronëve, inteligjencën artificiale, integrimin e kompanive private si dhe kohezionin e shoqërisë ndaj kërcënimeve të sigurisë në hapësirën euroatlantike.

Së pesti, mbas zgjerimit me Suedinë dhe Finlanden si kundërpërgjigje e luftës neo-Naziste të Rusisë, në Samit do të ri-konfirmohet “politika e dyerve të hapura” edhe për Kosovën, Bosnje-Hercegovinën, si dhe forcimin e bashkëpunimit me vendet me “status të privilegjuar” me Australinë, Japoninë, Zelandën e Re, Korenë e Jugut, Izraelin, etj. Përsa posaçërisht Ukrainën, Sekretari Përgjithshem, Mark Rutte, ka përsëritur se: “mbas fitores së luftës, Ukraina do të jetë vendi 33 i Aleancës”, ndërsa pikërisht mbas këtij Samit do të ri-funksionoje “Komiteti NATO – Ukrainë”, ose e thenë më qartë, një hap më afër anëtarësimit.

Së gjashti, 42 muaj luftime të përgjakshme dhe sulmi befasishëm me dronë vërtetuan se Kremlini e ka humbur me turp krenarinë për “paprekshmërinë territoriale si dhe inisiativën strategjike të luftës. Fakt është se përtej dezinformimit, në 3 vjet e 6 muaj luftë, vetëm 19 % e territorit të Ukrainës mban ende nën kontroll”. Po ashtu ka (keq) humbur edhe shpresat për të minuar kohezionin mes ShBA, NATO-s dhe BE-së. Për më tepër, 32 vendet e NATO dhe BE e mirënjohin “rolin jetik të SHBA-ve”, pasi përveç të tjerave, me rreth 1 trilion USD (buxheti-2024) ose 2 herë më shumë se 31 vendet e tjera së bashku, USA mban barrën kryesore të shpenzimeve, fuqisë dhe angazhimeve ushtarake te NATO-s.

Si shembull i këtij parneriteti, përmendim se krerët e 27 vendeve të BE, 7 muaj më parë miratuan një Plan Veprimi (2025-2030) dhe paketë ambicioze kapacitetesh me 500 miliardë € (20 fishin sa aktualisht), me qëllim: “ngritjen e një ushtrie të aftë për tu vetë-përballur me kërcënimet jo vetëm nga Rusia”.

Së shtati, Në këtë Samit po adresohet fakti, se paqja, siguria, vlerat demokratike mbeten të kërcënuara jo vetëm nga lufta neo-naziste në Ukrainë por edhe për shkak të demokracisë fasadë, politikanëve dhe pushtetarëve të korruptuar si dhe rikthimi i frikshëm i garës së armatime në Ballkanin Perëndimor, etj !

Ndërkohë Rusia – Putiniste, e ka humbur edhe betejën për të ndezur një front lufte me ekstremistët e tipit Dodik, duke kërcënuar deri “me agresion ushtarak” jo vetëm sovranitetin territorial të Kosovës, por edhe prezencën e KFOR-t si dhe statuskuone dhe interest gjeopolitike të Aleancës Euroalantike në Ballkan. Prandaj në Samit, priten mesazhe të qarta mbi domosdoshmërinë kritike për zhvillimin e frymës dhe projekteve yë bashkëjetesës paqësore, Masave të Mirëbesimit Reciprok si dhe të dialogut pa kushte për paqen dhe axhendën e integrimit Euroatlantik edhe të 6 vëndeve të Ballkanit Perëndimor.

Në shtesë, Në kapacitetin e “Ekpertit për Sigurinë Kombëtare, Rajonin si dhe kontributeve përfaqësuese në udhëtimin 30 vjeçar të RSh drejt/pas anëtarësimit në NATO” (1994-2025), po parashtroj reciprokisht edhe 7 rekomandime strategjike për angazhimet e RSh në/përtej këtij Samiti Historik:

  1. 1. Parneritet strategjik, kohezion dhe konsensus të pakushtëzuar (krah të ShBA-ve) për të gjitha vendimmarrjet dhe angazhimet e NATO-s në interes të mbrojtjes kolektive (artikulli 5); mbështetjen “më shumë se modeste” ndaj Ukrainës si dhe rol/vend lider në projektet e bashkëjetesës paqesore, stabilitetit demokratik, interesave gjeopolitike dhe axhendës Euroatlantike në Ballkan.
  2. 2. Transformimin e Sistemit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare (SS&MbK), në përputhje me Konceptin e Mbrojtjes Kolektive, duke përditësuar, transformuar dhe modernizuar: “aftësitë operacionale si dhe kulturën e bashkëpunimit mes Institucioneve përgjegjëse për: “mbrojtjen e integritetit territorial të RSh (neni 5); zhvillimin e interesat gjeopolitike të RSh/RK, promovimin e vlerave euro-atlantike si dhe përmbushjen e detyrimeve për të merituar me dinjitet karrigen në tavolinën e NATO-s”.
  3. 3. Rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga 2, në 3 % deri 5 % në 2030, çka nuk është kurrsësi “për ta marrë me të mirë Presidentin Trump apo qokë për Brukselin” por si një domosdoshmëri për të modernizuar kapacitetet e Forcave të Armatosura si dhe fuqinë ushtarake te RSh në përmbushje të misionit kushtetues.

Angazhimin se do të përmbush përgjegjësitë e vendit pritës (Host Nation), në modernizimin e Bazës Ajrore të Kuçovës, mbrojtjen kibernetike, industrinë ushtarake në interes/bashkepunim me ShBA/NATO, etj detyrime që burojnë nga SOFA, protokolli i Parisit, etj marrëveshje që RSh i ka nënshkruar para vitit 2013.

  1. 4. Mbështetjen pa kompromis si dhe promovimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës për anëtarësim në NATO, duke konfirmuar në Hagë se kjo “qasje mëncur” e zgjeron garancitë e paqes së qëndrueshme në Rajon. Po ashtu, të konfirmohet ambicja për një roli/vend leader në zhvillimin e projekteve të përbashkëta me Kosovën si dhe vendet e Ballkanit (përfshi Serbinë) ndaj kërcënimeve asimetrike: “terrorizmi, mbrojtjen kibernetike, krimi i organizuar, emergjencat civile, etj”.
  2. 5. Ndërsa aktorët politik si dhe faktorët shtetërorë të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare do i këshilloja që: “humbja e luftës, kolapsi ekonomik si dhe diskreditimi ndërkombëtar që e pret Rusinë – Putiniste si dhe shtetet dhe organizatat terroriste mbas luftës, mbartin rrethana të favorshme (jo dhuratë) gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh/RK në tavolinat e vendimmarrjeve të mëdha (ShBA/NATO/BE), për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat kombëtare në Rajon, Mesdhe, etj”.
  3. 6. Reformat për modernizimin SS&MbK kanë domosdoshmëri për gjithëpërfshirje, konsensus të gjerë, harmonizimin demokratik të pushteteve si dhe kohezionin e shqiptarëve ndaj interesave kombëtare. Prandaj i bëj thirrje arsyes fisnike të faktorëve mendjehapur të Tiranës dhe Prishtinës Zyrtare, që: “asnjë groshë nuk vlejnë as dalldisja staliniste nga 16 vjet pushtet, as dëshpërimi i demokrate/ëve nga humbja e 4-ert radhas, as këmbënguljes bolshevike per (mos) zgjedhjen e Krye- Kuvendarit mbas 30 raundesh“, por: “vetëm dashuria ndaj vendit; përgjegjësia e lartë shtetërore ndaj interesave kombëtare; besimi dhe bekimi ndaj partneritetit strategjik ShSBA, NATO dhe agjendën e integrimit në BE”!
  4. 7. Fatëkeqësisht edhe zgjedhjet e 11 Majit me 95 rrogëtar të emëruar nga Kryetarët e Madhërishëm, demostruan demokracinë fasadë dhe shtetin e dështuar. Pra, në kushtet që “Parlamenti është përdhosur dhe Presidenti nuk ka as fuqi, as kapacitet, as emër dhe as integritet për të balancuar fuqinë e mbi-pushteteve”, e çmoj emergjente dhe e këshilloj publikisht kryeministrin fuqiplotë që përtej delireve nga fuqia e (mbi) pushtetit, qillotat e Kuçit dhe atletet në Samite: “të ndërmarrë një proçes gjithëpërfshirës transformimi dhe modernizimi të sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare”, si dhe: “të ngejë një grup-ndërqeveritar për të mirë-organizmuar gjarjen më të rëndësishme gjeopolitike në 115 vjet histori kombëtare (Samiti 36 i NATO-s), që do të zhvillohet në Tiranë në 2027, ku krahas 32 kryetarëve të shteteve (pa lejen e Bardhit të Zengjinesë dhe për inat të Mule/ëve) do të marrë pjesë edhe Presidenti i ShBA, Donald Trump”!

Për ta përmbyllur, besoj edhe me fortë që ky Samit, është i “destinuar për të bërë histori”, pasi do të mirë-adresojë një nga udhëkryqet më kritike për sigurinë, paqen, rendin global dhe vlerat demokratike jo vetëm në hapësirën Euroatlantike. Nga ana tjetër mbetem shprësëplotë se në Hagë do të themelohet NATO e gjeneratës tjetër, pra: “Aleanca më e fuqishme e njerëzimit edhe për 75 vitet që vijnë”!

Autori: * Gjeneral ® Piro Ahmetaj,

Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare,

Rajonin dhe çështjet e USA/NATO.

About Redaksia

Check Also

Foto/ Zbulohet skema e Braçes për të identifikuar votuesit për votën e blerë

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Komisionit të Ankesave dhe …