Berisha: Statuti bën fjalë për zgjedhje, jo për farsë!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, statuti i Partisë Demokratike flet qartë për zgjedhje dhe jo për farsë elektorale. Ai kërkoi të mos keqinterpretohet kuptimi i statutit dhe shtoi se ka dokumente origjinale që vërtetojnë manipulimet zgjedhore ndër vite.

“Statuti bën fjalë për zgjedhje, jo për farsë. Të lutem mos e keqinterpreto statutin.

Nëqoftëse statuti do shkruante për farsë dhe unë mund të jap dokumente origjinale që dëshmojnë se vetëdijen e Sali Berishës për farsën, pra nëse unë do kisha shkrojtur farsë, unë jam dakord me ty, por nuk kam shkruar farsë, por zgjedhje.

Jo farsë, farsa është kryesorja. Farsa.  Sepse unë mund të nxjerr dokumente në të cilat me qartësi të madhe kam folur për farsa gjatë këtyre viteve.

Pra nuk është se i mungonte fjalorit tim politik nocioni farsë. Nuk mund të më mungonte, kurrsesi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Eshtë lëvizje kombëtare/ Rama e pranon: “Nga Kosova dhe Maqedonia për të më rrëzuar”

Rama ka reaguar ashpër ndaj protestave që po zhvillohen në Tiranë prej 22 ditësh, duke …