A i ka blerë mafia e betonit shefat e policisë?

Trafiku në Tiranë është në kthyer në makth për banorët e kryeqytetit.

Kryeministri Edi Rama propagandon nga mëngjesi deri në darkë se ka kryer investime në infrastrukturë për të lehtësuar trafikun, por realiteti është krejt i kundërt pasi qytetarët shpenzojnë orë të tëra për të përshkruar një distancë të shkurtër në Tiranën kaotike.

Kryeqyteti i Shqipërisë vitet e fundit ka si “peizazh” betonieret dhe kullat të cilat dalin si “kërpudhat pas shiut” me miliona euro që investohen në treg nga mafia dhe krimi të cilët marrin bekimin e qeveritarëve por edhe të policisë e cila mbyll sytë para korrupsionit të oligarkëve.

Së fundmi në redaksinë e “Boldnews.al” ka mbërritur një video shqetësuese ku shihet teksa betonierja qarkullon lirshëm në mes të ditës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë, madje parakalon përballë disa institucioneve të rëndësishme.

Betonieret paradë në mes të Tiranës. A i ka blere mafia e betonit shefat e policisë.mp4

Makina e tonazhit të rëndë fillon lëvizjen nga Kryeministria, Kuvendi i Shqipërisë, Banka e Shqipëris, Ministria e Brendshme dhe simboli i betonit Bashkia Tiranë.

Pra në këtë “paradë” mes për mes kryeqytetit Europian të rinisë dhe sportit betonieret e oligarkëve shpesh përballen me automjete policie. Këto të fundit në vend të kontrollit dhe ndëshkimit i mbyllin të dy sytë para betoniereve të oligarkëve.

Por qytetaret i masakrojnë me gjoba edhe në rrugicat e lagjes. Më të dalluarit për gjoba maksimale ndaj qytetarëve janë policet e shefit të komisariatit nr.1 Robet Losha.

Sipas vendimeve të Bashkisë së Tiranës, betonieret nuk lejohet të qarkullojnë brenda territorit të Unazës së Vogël nga ora 08:00 deri në orën 20:00, ndërsa tani gjatë sezonit turistik nuk lejohen fare gjatë kësaj fashe orari për të shmangur trafikun. Gjithsesi, kur merret “urdhër nga lart” atëherë betonieret i bëjnë “karshillëk” ligjit madje lëvizin në mes të qendrës, kurse policia masakron me gjoba qytetarët./ Boldnews.al

About Redaksia

Check Also

Nesho: Së shpejti PD do të raportojë në nivelet më të larta të administratës Trump për 11 majin

Diplomati Agim Nesho, ka treguar se brenda një kohe të shkurtër, drejtues të lartë të …