Berisha: Do paraqesim të dhëna se si janë blerë votat me certifikata pronësie dhe lejet e ndërtimit!

Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën me gazetarët, u shpreh se, opozita do të paraqesë të dhëna se si janë blerë votat me certifikata pronësie, e gjithashtu edhe lejet e ndërtimit.

“Pra, ky është një shembull i përdorimit të shtetit partiak, shtetit elektoral për të blerë vota nëpërmjet ushtrimit të paligjshëm të fuqisë ekzekutive.

Këto janë vetëm njëri aspekt, aspekte të tjera do paraqiten në ditët e ardhshme, të cilat kanë të bëjnë me certifikatat e pronësisë, kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit, të cilat janë të pafundme.

Është bërë një vërshim i madh dhe një mori e pafundme leje ndërtimi, meremetimesh, ndërtimesh në fshat, por edhe në qytete, të cilat do paraqiten në ditët që do vijnë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

2500 euro çdo polici për të dhunuar rininë/ Reagimi i Kedhit për vendimin e Ramës

Deklarata e nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi: Sot Edi Rama u tha policëve të Shqipërisë …