Largimi i Deromemajt/ Berisha: Investimin e ka pasur në PD, se si gjeti këtë vlerësim të lartë nga partia e krimit, është puna e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar gjatë konferencës së tij me gazetarët në selinë blu edhe për caktimin e Genc Deromemajt në krye të kadastrës së Vlorës.

Berisha tha se, investimin e ka pasur në PD, se si gjeti këtë vlerësim të lartë nga partia e krimit, është puna e tij.

“Ky person me një karrierë në PD, po që janë gjëra të zakonshme këto, nuk janë të jashtëzakonshme që njerëzit ndërrojnë parti si ky, para 10 ditëve ka dërguar një mesazh ku më informon se do largohet nga aktiviteti politik përgjithmonë.

Në fakt nuk ka pasur një aktivitet, për arsye të veta, nuk e di domethënë.

Por kjo është një zgjedhje e tij dhe unë personalisht e kam thënë dhe e përsëris prapë, thelbin e lirisë e konsideroj të drejtën e zgjedhjes së njeriut.

Ai ka bërë një zgjedhje, ka marrë një funksion, ka marrë një post, të cilin një demokrat nuk e merrte kurrë, por zgjedhja është e tij…

…Nuk kam dijeni për asnjë rast tjetër. Nuk kam dijeni, por rasti i tij është evident.

Nuk më njoftoi se do merrte një funksion në një vend ku rrinë nga 3 muaj zakonisht, në Vlorë.

Por është zgjedhja e tij, kaq është ajo.

Investimin ai e ka pasur në PD, se si gjeti këtë vlerësim të lartë nga partia e krimit, është puna e tij, nuk kam dijeni”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Takim me drejtuesit, porosia e Berishës për 8 majin/ “Rama nuk ka shpëtim nga qerthulli ku ndodhet…”

Sali BERISHA Së pari, një përshëndetje shumë të përzemërt dhe një urim nga zemra për …