Ramaduro apo Rama duro?

Nga Ylli DYLGJERI

Mendoj se pas shkrimit të Neshos në Fox News, Rama duhet të bënte kujdes, të heshte, të duronte pak!

Të duronte e të bëhej më i djallëzuar, të bëhej dhelpër (Fox), e jo News! Rama mirë do ishte të parandalonte e qetësonte shpërthimet e patronazhistëve, të militantëve, të ish sigurimsave, të ish bllokmenëve, të ish prokurorëve në pension, të bashkëpuntorëve të djeshëm, të injorantëve që gumëzhinë në kafene dhe trotuaret e vendit, e jo të shpërndante pseudonews-e. Të nxiste investitorët strategjikë në mediat vasale që të tregoheshin inteligjentë. Sepse nuk e prishi Nesho imazhin e vëndit. Imazhi ka mbi 13 vite që prishet e shkërmoqet nga bandat e krimi i organizuar.

Nuk prishet veza e prishur!

Imazhi është prishur nga Ministrat e Drejtorët, nga deputet dhe horrat në Bashkitë e Shqipërisë. Imazhi sot nuk futet në thes. Imazhi sot është i ngritur me kate, në kulla shumëkatëshe ku pastrohen paratë, e më pas bëhet Casino e Resorte turistike. Imazhi sot është i arrestuar në burgje e tëre vëndit. Imazhi sot është mbjellë canabis fushave të vendit. Imazhi sot është kokainë që hyn e del në Portin e Durrësit etj.Imazhin sot e prishi plehrat dhe Inceneratorët fantazëm. Imazhi sot u vodh në votime.

Po pse do të më pyesnin prap Ju?

Se u treguat mjeranë pos Fox News. U treguat miopë.

Shkrimi i Neshos shkruhet  e thuhet çdo ditë në Shqipëri, në gojë e publikut, të pensionistëve. Të fshatarëve, i të rinjve që vetëm këtë vit kanë ikur mbi 40 mijë nga Shqipëria, shkruhet në Portale e FB, shkruhet në Raportet e europianëve, shkruhet në median ndërkombëtare, raportohet në forumet e larta të politikës.

Ky imazh nuk u prish në një ditë, nga një shkrim.

Vlerat e shkrimit të Neshos janë se të gjitha këto sot po thuhen në Amerikën politike.

Ky imazh u prish nga një krim.

Ndaj duro Rama, se Fox News është vetëm fillim.

About Redaksia

Check Also

E, ku mbetet shteti që Edi Rama përfaqëson?

Nga Alba KEPI Kur veshja nuk është integritet: Edi Rama dhe gjuha e përfaqësimit ndërkombëtar. E …