Pse SPAK nuk prek asnjë nga lejet e ndërtimit që i ka dhënë Rama “Visit të Pojës”

SPAK bëri me dije se ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro që i përkisnin tre personave të përfshirë në grupin kriminal të goditur në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Ura”.

Në total janë sekuestruar 21 pasuri të paluajtshme, mes tyre dyqane, truall, ndërtesa, njësi shërbimi, bodrume dhe apartamente, të gjitha në qytetin e Durrësit.

Pasuritë i përkasin Elvis Doçit, i njohur si “Visi i Pojës”, Juxhin Draxhit dhe Ervin Zeqirit, të cilët dyshohet se i kanë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës. Elvis Doçi ndodhet ende në arrati, ndërsa pasuritë janë të regjistruara në emër të tij, familjarëve apo personave të lidhur me ta, përfshirë edhe shoqërinë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Por duket se sërish SPAK po vazhdon shfaqjen pasi nuk ka sekustruar pasuritë kryesore të kartelit.

Bëhet fjalë për kompaninë Eldemar, e cila ka marrë leje për hotel me 5 yje nga Edi Rama.

Njoftimi i SPAK vjen pasi opozita ka intensifikuar denoncimet e farsës elektorale. Sipas saj, ky kartel ka blerë vota për Edi Ramën dhe deputetët e tij.

Pavarësisht kësaj, krimi elektoral është amnistuar nga SPAK, i cili nuk po guxon të prekë pasuritë kryesore të grupit.

Një vit më parë, kompania “Eldemar Construction” e Elvis Doçit ka marrë leje për ndërtimin e një hoteli 10 kate me papafingo dhe me 3 kate shërbimi nën tokë në qytetin e Durrësit. Leja i është dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga Edi Rama, në mbledhjen e datës 2 prill 2024.

Po ashtu ky grup kriminal ka patur veç Eldemar Construction edhe një kompani tjetër, “Rock Kavaja”, kompani e cila ka marrë leje ndërtimi nga Edi Rama për ndërtime në bregdet.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura është bërë për oligarkët, jo për banorët e Thethit

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka komentuar aksionin e fundit të qeverisë për prishjen …