Gjyqi politik ndal liderit të opozitës/ Shtyhet seanca për me 21 korrik

Është shtyrë për me datë 21 korrik seanca gjyqësore në GJKKO ndaj kreut të opozitës Sali Berisha që ka të bëjë me një hetim tërësisht politik për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Shkaku i shtyrjes së seancës mësohet se është pasi Fatmir Bektashi nuk u paraqit për arsye shëndetësore dhe Berisha nuk është njoftuar sipas ligjit.

Në seancë kanë munguar Andia Pustina dhe Fatmir Bektashi të cilët përfaqësoheshin nga avokatët. Berisha është përfaqësuar në gjykim nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Klodiana Ggjyzari.

Avokataj e Berishës, Klodiana Gjyzari: 

Njoftimi ka shkuar ditën e premte për Berishën, është firmosur nga Malltezi. Koha ka qenë e shkurtër për tu njoftuar sipas shpjegimit që dha Malltezi. Edhe ne nuk kemi patur kontakte gjatë kësaj kohe.

Arben Kraja kërkoi shtyrjen e seancës pasi nuk është bërë njoftimi sipas ligjit për Berishën dhe “Homplan”.

Prokuroria përfaqësohet nga prokurori Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e cila nuk u paraqit për arsye shëndetësore.

Seanca e radhës në datë 21 korrik ora 10:30.

About Redaksia

Check Also

Drejton aksionin e IKMT në Theth, gazetari: Fatmir Metaj, i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Fatmir Metaj, i cili po drejton aksionin e IKMT-së …