Jashtë ambienteve të GJKKO, Jamarbër Malltezi ka reaguar ashpër ndaj procesit gjyqësor të nisur për çështjen “Partizani”, duke e cilësuar atë një proces politik të porositur nga kryeministri Edi Rama.
Në një prononcim për mediat, Malltezi e quajti të padrejtë dhe të motivuar politikisht këtë hetim që përfshin edhe liderin e PD-së, Sali Berisha, duke theksuar se bëhet fjalë për një “gjueti shtrigash” që sipas tij ka nisur me urdhër politik dhe shtrihet deri në tre breza të familjes Berisha.
Ai mbrojti zhvillimin e pronës në mënyrë të ligjshme dhe me përfitime për komunitetin, ndërsa akuzoi institucionet shtetërore për veprime të njëanshme dhe me regji politike.
“Të gjithë këto janë gënjeshta me regji, kanë akt-akuzë, kanë mashtim kur thonë se kryetari i KRMT është Berisha, kur të gjithë e dinin se ishte Rama, është në dijeni publike kjo.
Thonë që VKM-n për përdorimin e letrave me vlerë, doli nga funksioni për 7 muaj. Gënjeshtër!
Ka qëndruar, vetëm për ata që fitonin me ankand, jo për pronarët e tokës.
Të gjitha këto gënjeshtra janë në dokumentet zyrtare, kemi të bëjmë me një gjueti-shtrigash e thanë se gjoja po fillonin të kërkonin për çështjen e Klubit ‘Partizani’, por menjëherë sapo i dha Rama urdhrin në 2022 për të hetuar Sali Berishën, në Kongresin e PS, brenda muajit kanë bërë 16 kërkesa, për 30 vjet hetime, në 3 breza të berishës.
Që tek mbesat që ende nuk i kishin lindur, kështu që kemi të bëjmë me gjueti-shtrigash, kanë hetuar PD që nga 2005 deri në 2023 dhe pjesë e kësaj dosje është edhe Ledina Aliolli, e cila ishte kandidate për bashkinë e korçës në 2023, gjoja po bëjnë kërkime për klubin ‘Partizani’, thjesht e kanë pyetur se i ke blerë kapelet dhe bluzat.
Kemi të bëjmë me gjueti-shtrigash, nga garda revolucionare në urdhrat e Edi Ramës”, tha Malltezi.