Skandali i tenderit 2.2 mln euro/ Vartësi i Ballukut favorizoi një biznes me 500 mijë euro

Me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosoi sot të pezullojë nga detyra kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyrin pasi akuzohet se favorizoi bashkimin e operatorëve ekonomik; AEK Munella-Drini 1, në tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e Repsit me fond gati 2.2 mln euro.

Tenderi iu dha kësaj kompanie e cila rezulton se kishte paraqitur dokumente të falsifikuara, dhe dhënë një ofertë 500 mijë euro më të shtrenjtë

Vartësi i zv/ kryeministres Belinda Balluku, Jonaid Myzyri, është marrë i pandehur për akuzën e “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal dhe ndaj tij është dhënë masa ‘detyrim me paraqitje’

Objekti i këtij procedimi penal ka qenë procedura e prokurorimit, me nr. REF-65268-07-13-2020, “Loti V: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 18.9.2020, me autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

“Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë.

Gjatë shqyrtimit të ankesës të procedurës së mësipërme, ky Komision, në kundërligjshmëri ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; AEK Munella-Drini 1 ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara’ thuhet në njoftimin e SPAK.

Për këtë procedurë prokurimi janë marrë si të pandehur: Jonaid Myzyri, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj, Enkelejda Bega, Vladimir Hodaj, Marjana Hasani,  Gerald Adhiaj të dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe shtetasit; Mehdi Lala Ndoc Kulla, dhe Ardian Kaza, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Në garën zhvilluar më datë 18.9.2020, me autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar u paraqitën 4 oferta, ku më e ulëta ishte ajo kompanisë Kthella, e cila ofroi ta mirëmbante rrugën për katër vjet me çmimin 1.35 milionë euro ose gati 1 milionë euro më pak se fondi limit.

Ofertat e tjera ishin Alb Shpresa & Mela me çmim 1.5 milionë euro, Jubica me çmim 1.75 milionë euro dhe në fund bashkimi i shoqërive Munella & Drini-1, që ofruan vlerën më të lartë prej gati 2 milionë euro, pra 500 mijë euro më shtrenjtë.

 

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …