3 shkelje të rënda të Kushtetutës/ Zhupa: Po asgjësohen Zonat e Mbrojtura për oreksin e Ramës!

Gjykata Kushtetuese ka mbajtur seancën e parë plenare, për kundërshtimin e  ligjit ‘Për Zonat e Mbrojtura’ në vendin tonë, pas padisë së deputetes demokrate Ina Zhupa.

Në një deklaratë për mediat, ligjvënësja demokrate foli për tre shkelje të rënda të Kushtetutës së Republikës, duke nisur me kalimin e ligjit pa konsultim publik, mos kufizimit të ndërtimeve, sikurse edhe faturën financiare për zonat e mbrojtura, duke sjellë në vëmendje për shkeljen e fundit, Parkun Kombëtar të Vjosës.

Teksa padisë së deputetes së PD, iu bashkuan edhe dy organizata mjedisore, Zhupa tha se, ajo çfarë është kërkuar nga Gjykatës Kushtetuese, është respektimi i standardeve evropiane dhe Konventave ndërkombëtare, ku pjesë e së cilave është edhe Shqipëria.

“Seanca e parë në GJK e ligjit ‘Për zonat e mbrojtura’.  Janë konsumuar 3 shkelje të rënda të Kushtetutës. Së pari ka kaluar pa një proces konsultimi të mirëfilltë publik. Së dyti ligji s’ka asnjë kufizim, sa i përket ndërtimeve, limiti i vetëm, oreksi i Edi Ramës. Nëse vendos Rama, atëherë kjo është e lejueshme. Së treti, ndryshe nga sa kanë mashtruar në procedurë parlamentare. Ligji ka një faturë financiare që është fshehur e s’është raportuar. Harxhohen 820 mijë euro për Parkun Kombëtar të lumit Vjosa. Keni parë degradimin, dhe s’dimë ku shkojnë këto para për zyrën e administrimit të Parkut Kombëtar të Vjosë. Janë të mjaftueshme këto 3 shkelje që Kushtetuesja të marrë një vendim drejtë.

Në kërë padi, s’kërkojmë asgjë më shumë veçse standardet evropiane ku Shqipëria është pjesë e konventave dhe respektimin e Kushtetutës. Deri më sot s’ka ndonjë formulë që betoni të prodhojë oksigjen. Ne kemi për detyrë për të mbrojtur interesin publik dhe të mos lejojmë asgjësimin e zonave të mbrojtura për oreksin e Ramës. Do vazhdojmë seancën sot e do t’u njohim në vijimësi me vendimmarrjen e GJK. Dhe urojmë të jetë në lartësinë e duhur e të marrë një vendim konform qytetarëve dhe Kushtetutës”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Protestuesja humb ndjenjat në tubimin para Ministrisë së Arsimit

Një protestuese ka rënë pa ndjenja gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, …