Në Kryeqytetin pa Teatër dhe pa ekzekutim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese…

Nga Adriana KALAJA

Në Kryeqytetin e kthyer në një qytet mafioz në fakt, sot në katër vjetorin e fitores së kauzës së Teatrit në Gjykatën Kushtetuese dhe 46 ditë nga pesë vjetori kur Tirana është i vetmi Kryeqytet në botë pa Teatër Kombëtar, ndjej obligim të shpreh një mirënjohje të pafund për secilin Qendrestar të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që nga 8 shkurt 2018, nuk u tërhoq para asgjëje.

Edhe kur i shantazhuan, kërcënuan, ofertuan apo i përndoqën si “armik” të regjimit.

Për të mos folur për ata që na numëronin, tallnin e na ironizonin për numrat apo mënyrën sesi duhet të protestonim e luftonim.

Nga divani apo krevati i shtëpisë (së dytë apo të tretë) me anë të fb sigurisht.

Por ne ja dolëm.

Duke i patur të gjithë kundra, por ja dolëm.

Fituam betejën morale e ligjore, se fizike nuk kishim as struktura as mbështetje ashtu siç duhet të ishte.

Ne ishim pak, por idealistët janë pak.

Janë pak ata që nuk tërhiqen para asgjëje dhe i çojnë gjërat deri ne fund.

Dhe Ne, do e çojmë deri në fund këtë kauzë, ashtu siç qëndruam për 44 javë para Bashkisë Tiranë, në një protestë të thirrur nga AMT, deri në arrestimin e banditit Erion Veliaj.

Kështu do qëndrojmë, deri në arrestimin e Kreut të Grupit të Strukturuar Kriminal, sepse ashtu e kemi kallëzuar mbi 51 herë në SPAK, të birin e Kristaqit e të vëllain e Olsit të Xibrakës.

Edhe të “përkëdhelurin” e Altin Dumanit dhe Irenës me 3 mbiemra.

Por ne asgjë nuk na ndaloi e asgjë nuk do na ndalojë ta çojmë deri në fitore këtë Kauzë.

Duke qenë se ne si popull sudedashës harrojmë shpejt, do doja T`Ju bëja me dije (për të disatën herë) të vendimit Nr. 29 të Gjykatës Kushtetuese datë 02.07.2021 ku është vendosur:

  1. Shfuqizimin e Ligjit Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën.
  2. Shfuqizimin e Vendimit Nr.377 datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë me Nr.1/241, me emertimin “Teatri Kombëtar” në zonën kadastrale 8150 Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën.

Bazuar në vendimin e mësipërm, do doja të theksoja për të disatën herë faktin (ashtu si e kemi ngritur në të gjitha kallëzimet tona), se Ligji Special Nr.37/2018 ashtu dhe VKM-ja Nr.377/2020, janë hartuar dhe miratuar bazuar në aferën korruptive të ndërtimit të Teatrit të Ri i cili, është pazgjidhshmërisht me kullat në pronë publike dhe me para nga aktivitete kriminale (pra pastrimi i produkteve të veprave penale).

Në këtë kuadër, veprimi fundor i ekzekutimit të VKM-së Nr.377/2020 me anë të VKB-së Nr.50 datë 14.05.2020, nuk mund të ishte jo vetëm një vepër kriminale por edhe një aferë e pastër korruptive dhe për këtë kemi paraqitur mjaftueshëm argumenta ligjorë, prova dhe fakte të pakundërshtueshme pranë SPAK, i cili prej pesë vitesh vijon me stoicizëm e i mban në sirtar.

Duke marë në analizë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjithë pretendimet e bëra nga ne, konstatohet lehtësishht se të gjitha veprimet e ndërmara nga Kryetari i Bashkisë Tiranë janë në shpërdorim të detyrës si dhe në konsumim të të gjithë elementëve të veprave penale për të cilat e kemi kallëzuar.

Referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese datë 02.07.2021, para SPAK kemi paraqitur argumentat pse Kryetari i Bashkisë Tiranë dhe të gjithë zyrtarët e tjerë të kallëzuar prej nesh, kanë konsumuar veprat penale për të cilat i kemi kallëzuar dhe pse duhej arrestuar banditi Erion Veliaj dhe Kreu i Organizatës Kriminale, Edvin Kristaq Rama:

Së pari, shfuqizimi i Ligjit Special Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën, na jep të drejtë Ne me kallëzimet penale (atë të datës 29.12.2019 dhe atë të datës 06.05.2020).

Së dyti, shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë me Nr.1/241, me emertimin “Teatri Kombëtar” në zonën kadastrale 8150 Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën, nxjer NUL Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.50 datë 14.05.2020.

Së treti, shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë me Nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar” në zonën kadastrale 8150 Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën, i dha të drejtë Presidentit të Republikës i cili po në datën e marrjes së Vendimit të Këshillit Bashkiak, ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese kërkesën për shpalljen anikushtetuese të VKM-së Nr.377/2020 si dhe bëri thirrje ndaj Kryetarit të bashkisë dhe Këshillit Bashkiak të mos ndërmernin asnjë veprim në lidhje me Teatrin Kombëtar deri sa të shprehej Gjykata Kushtetuese.

Së katërti, shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë me Nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar” në zonën kadastrale 8150 Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën, konfirmoi vendimmarrjen e Kontrollit të Lartë të Shtetit në lidhje me:

  1. Vendimin Nr.36 datë 14.05.2020 urdhëroi pezullimin e këtij vendimi deri në zgjidhjen e çështjes në Gjykatën Kushtetuese dhe se ço veprim në shkelje të këtij vendimi do kishte përgjegjësi personale nga personat përgjegjës;
  2. Auditimin e bërë nga KLSH në Institutin e Trashëgimisë Kulturore, rezulton se e gjithë veprimtaria e Këshillit të Mnistrave, Ministrisë së Kulturës, dhe Bashkisë Tiranë, është tërësisht e kundraligjshme në procesin e përcaktimit të kufijve të qendrës historike të qytetit të Tiranës.
  3. Në kallëzimin penal bërë ndaj këtij institucioni në qershor 2020 (sipas informacioneve që kemi ky kallëzim penal është transferuar për shkak të kompetencës nga Prokuroria e pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në SPAK), ku dhe është kërkuar, që Instituti t`I kërkojë Këshilit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë, RINDËRTIMIN E TEATRIT NË TË NJËJTIN VËND, ME TË NJËJTIN PROJEKT, ME TË NJËJTAT VOLUME DHE PAMJE SI ISHTE PARA SHEMBJES.

Së pesti, shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë me Nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar” në zonën kadastrale 8150 Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën, dhe duke kthyer palët në gjendjen e mëparshme, ngarkon me përgjegjësi të rënda Kryetarin e Bashkisë në lidhje me shkatërrimin e vlerave të mëdha historike, të trashëgimisë kulturorë dhe historike që mishëronte ky Teatër por edhe me vlera financiare të cilat u shkatërruan si:

1- Vlera e Godinës së Teatrit Kombëtar;

2- Vlera e Godinës së Teatrit Esperimental;

3- Vlera e skenografisë;

4- Vlera e rekuizitës;

5- Vlera e garderobës;

6- Vlera e arkivës.

Nëse shikojmë me kujdes provën që ne kemi depozituar në SPAK, Fletë Daljen Nr.28 datë 13.05.2020, vlera e pronës së transferuar është 107,466,939 lekë dhe që i korespondon vlerës në inventar të dy godinave megjithëse njera nga godinat nuk ishte pronë as e Minsitrisë së Kulturës dhe as e Bashkisë Tiranë më datë 13.05.2020.

Vetëm fakti se kjo pronë me vlera kaq të mëdha jo vetëm nga pikpamja materiale transferohet me një fletë dalje, sikur të jetë mall magazine dhe bëhet dalje, duhej të detyronte SPAK arrestimin e menjëhershëm të Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, duke parë dhe rrezikun potencial që kishte ky shtetas për shkak të pozicionit në manipuimin, fshehjen dhe fallsifikimin e provave.

Së gjashti, shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë me Nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar” në zonën kadastrale 8150 Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën, dhe duke kthyer palët në gjendjen e mëparshme, ngarkon me përgjegjësi të rënda Kryetarin e Bashkisë edhe në lidhje me fondin shtesë për ndërtimin e Teatrit të Ri i cili megjithëse u miratua në shumën 36 milion Euro, në Buxhetin e vitit 2021, në shpërndarjen e saj ka shkelje të rënda të dispozitave ligjore sepse megjithëse u miratua ky fond për ndërtimin e Teatrit të Ri, nëse i referohemi faqes 28 të raportit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financat (për të cilin kemi depozituar kallëzimin penal datë 16.11.2020), shuma e shpërndarë nëpër dikastere pasquronte se Ministrisë së Kulturës i kalojnë 600,000,000 lekë për ndërtimin e Teatrit të Ri nga Bashkia Tiranë (në një kohë që Këshilli i Ministrave i kishte hequr pronën Ministrisë së Kulturës).

Së teti, shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë me Nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar” në zonën kadastrale 8150 Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën, dhe duke kthyer palët në gjendjen e mëparshme, bën që Leja e ndërtimit dalë në emër të Bashkisë Tiranë të jetë NUL pasi bashkia Tiranë nuk është më pronare e pronës.

Së nënti, shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë me Nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar” në zonën kadastrale 8150 Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën, dhe duke kthyer palët në gjendjen e mëparshme, bën që fondet për fillimin e punimeve të miratuara me Aktin Normativ të datës 22.06.2021 të mos lëvrohen pasi, bashkia Tiranë nuk është më pronare e pronës.

Së dhjeti, shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë me Nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar” në zonën kadastrale 8150 Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën, dhe duke kthyer palët në gjendjen e mëparshme, detyron Kryetarin e Bashkisë Tiranë, të kthej mbrapsh pranë Ministrisë së Kulturës pronën që mori më datë 13.05.2020, por sot pas shëmbjes, asaj prone i mungojnë:

1- Vlera e Godinës së Teatrit Kombëtar;

2- Vlera e Godinës së Teatrit Esperimental;

3- Vlera e skenografisë;

4- Vlera e rekuizitës;

5- Vlera e garderobës;

6- Vlera e arkivës.

Sendet e luajtshme dhe të paluajstshme, dhe që sot MUNGOJNË minimalisht duhet të dëmshpërblehen nga Erion Veliaj.

Dhe si realizohet kjo në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka shfuqizuar VKM-në 377/2020?

Rindërtimin e Teatrit Aty dhe Ashtu si ishte dhe dorëzimin me gjithë sendet e lujatshme nga barbarët Erion ……. Veliaj dhe Edvin Kristaq Rama, në gjëndjen që ishin para shembjes, Ministrisë së Kulturës.

Por si thotë il popolo albanese sudedashës se:

“Çdo e keqe ka një të mirë”, dhe se e mira pas kësaj të keqe nuk do vinte nëse nuk do kishte “ekzistuar” Nesti Angoni

Sot më shumë se kurrë, jemi krenarë për gjithë betejën tonë dhe për atë çfarë koha na dha të drejtë se:

Një ditë do vinë edhe në shtëpitë Tuaja.

Dhe shkuan.

Ashtu si te Teatri.

Natën, tinëzisht dhe në shkelje të ligjit.

Pse?

Se ka rënë shteti ligjor i së drejtës.

Fakt që e kemi thënë që kur nuk ekzekutua një vendim i Gjykatës Kushtetuese nga data 2 korrik 2021.

Se mafia nëpërmjet ndërtimit të kullave me para të krimit, drejton vendin dhe nuk lejon ndryshimin me votë.

Çfarë mbetet për të bërë?

Rikthimin e Shtetit Ligjor të së Drejtës.

Kambanë alarmi për Opozitën dhe shoqërinë shqiptare se,

Kjo fillon VETËM nga Teatri Kombëtar.

About Redaksia

Check Also

Mbi pritshmërinë e raportit përfundimtar të OSBE – ODIHR për 11 majin

Nga Ndriçim KULLA A do flitej më për zgjedhje të drejta të lira dhe demokratike, në …