𝐍𝐠𝐚 𝐧𝐞𝐬𝐞̈𝐫, 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧: 𝐋𝐞𝐭𝐫𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫𝐚!
Të dashur miq,
Sot u thirra sërish para një Komisioni Disiplinor, si gjyq ushtarak, për një gabim “shumë të rëndë”: Dje dhashë një intervistë në mesditë për gazetaren Aida Tancica në MCN TV, nga telefoni i Avokatit tim, Kujtim Cakrani.
Kur herën e parë fola me gazetaren Beti Njuma, më thanë ke shkelur rregulloren se ke folur pas orës 20:00, ndërkohë sot u thirra nga “Disiplina” për arsyen e vërtetë, se nuk duan të komunikoj me gazetarët.
Çfarë dallkaukësh! Mirë që ping-pongun ma kanë ndaluar, por tani duan të më ndalojnë edhe lirinë e fjalës.
Nuk mbaron me kaq.
Po sot, më në fund pas 20 ditësh, më lanë të takohesha me motrën dhe dy nga tre fëmijët. U mërzita fillimisht kur në takim pashë vetëm motrën dhe dy vajzat, por jo djalin.
Më sqaruan se Besi po priste jashtë se rregullorja nuk lejon më shumë se 3 veta në takim, kur ndërkohë gjatë 8 muajve, në një takim në javë që kam bërë me familjarët, siçdo i paraburgosur tjetër, i kam takuar të 4-ët bashkë.
Në këto kushte, kur masat represive përforcohen çdo ditë me risi, kam vendosur të realizoj një formë të re komunikimi me publikun, me letra të hapura.
Nesër, letra e parë e hapur, do të jetë për Z. Arben Ahmetaj.