Në nisje të seancës parlamentare, deputetja e Partisë Demokratike e qarkut të Elbasanit ka kërkuar të diskutojnë për katastrofën mjedisore që po ndodh në landfillin e Elbasanit, ku po digjen prej tre ditësh mbetjet së bashku me inceneratorin.
“Mora fjalën për të ngritur një problem shumë alarmant që po ndodh në Elbasan. Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan është një alarm i për gjendjen dramatike të mjedisit që vjen sipasojë e dështimit spektakolar të inceneratorit, një investim prej 27 milionë eurosh që nuk ka funksionuar asnjëherë siç duhet…” – (ndërpritet nga Spiropali fjala)
Por deputetja e opozitës është ndërprerë në mënyrë arbitrare nda kryeparlamentarja Spiropali duke i fiku mikrofonin duke u arsyetuar se kjo çështje nuk është në rendin e ditës.
Pra, për Mamicën e inceneratorëve, katastrofa mjedisore që po ndodh në Elbasan nuk është çështje dite.