CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Mediu: Zgjedhjet ishin farsë! Drejtoresha e OSBE: Jemi në pritje të raportit përfundimtar të ODIHR

Në një takim ndërkombëtar, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i drejtoi një pyetje drejtoreshës së ODIHR, Maria Telalian, lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri.

Ai denoncoi me tone të ashpra ‘përdorimin e drejtësisë kundër opozitës për më shumë se një vit’. Mediu theksoi se grupet kriminale kanë blerë vota, kanë frikësuar qytetarët dhe kanë kryer pastrim parash në funksion të fushatës. Ai akuzoi qeverinë për përdorimin e burimeve shtetërore për llogari të Partisë Socialiste dhe tha se shteti dhe partia tashmë janë të pandashëm.

Sipas Mediut, asnjë nga rekomandimet e ODIHR-it që prej vitit 2013 nuk është zbatuar nga socialistët në pushtet.

Në përgjigje, drejtoresha Telalian tha se ODIHR do të publikojë një raport përfundimtar me rekomandime dhe do të monitorojë zbatimin e tyre nga autoritetet shqiptare.

Ajo theksoi se vlerësimi i ODIHR-it është objektiv dhe jopolitik. Vëzhgimi nuk përfundon me raportin, por do të vijojë edhe në fazën e zbatimit të rekomandimeve. ODIHR, sipas saj, do të jetë vigjilent në mbrojtjen e standardeve demokratike.

Njoftimi:

Fatmir Mediu: Kam një pyetje për Zonjën Drejtoreshë të ODIHR.

E vlerësoj që po flisni shumë drejtpërdrejt për atë që ekspozuat këtu, por ju folët për Gjeorgjinë dhe Shqipëria nuk është larg, sepse mund të them se është më keq se Gjeorgjia.

Dhe ajo që përmendët për teknologjinë është vetëm një pjesë e problemeve, sepse në Shqipëri, në zgjedhjet e fundit, patëm:

  • përdorimin e gjyqësorit kundër opozitës për më shumë se një vit,
  • grupe kriminale që blenë vota, frikësuan votuesit dhe bënë pastrim parash me qëllim për zgjedhjet,
  • pika e tretë është përdorimi i burimeve shtetërore në favor të Partisë Socialiste, buxheti në favor të blerjes së votave,
  • dhe e katërta, shteti dhe Partia Socialiste tani janë një.

Ju keni pasur rekomandimet tuaja që nga viti 2013 dhe që prej atëherë socialistët kanë ardhur në qeveri.

Ata nuk kanë bërë kurrë një reformë zgjedhore për të respektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Pra, Zonja Drejtoreshë, cili është hapi tjetër që Shqipëria do të ndjekë për të zbatuar rekomandimet e raportit të ODIHR për zgjedhjet e 11 majit?

Miss Telalian, do të donit të përgjigjeshit?

Maria Telalian: Po, zotëri, ju faleminderit shumë që ngritët këtë çështje.

Në fakt, siç e dini, ne kemi publikuar një raport paraprak në lidhje me vlerësimin tonë për zgjedhjet në Shqipëri.

Duke iu përmbajtur mandatit tonë dhe brenda kufijve të atij mandati,

ne kemi bërë një vlerësim objektiv dhe jopolitik të situatës.

Dhe natyrisht, vëzhgimi ynë për zgjedhjet nuk përfundon këtu.

Siç e dini, një raport përfundimtar do të publikohet për disa muaj me rekomandime specifike,

dhe pastaj vëzhgimi ynë do të vazhdojë edhe gjatë asaj faze për ndjekjen që u bëhet këtyre rekomandimeve.

Ne do të monitorojmë se si Shqipëria do t’i ndjekë dhe si do t’i zbatojë këto rekomandime,

dhe ky është një proces në vazhdim.

Pra, kjo është gjithçka që ne mund të bëjmë si një institucion që monitoron zbatimin e të drejtave të njeriut dhe vëzhgon zgjedhjet.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së…

Dy ditë më parë u dha lajmi se SPAK mori në pyetje, për mbi tre …