Pas Tiranës, Rama është bërë edhe kryebashkiak i Vlorës. Pas shkarkimit të të gjithë drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Rama sot shkarkoi edhe të gjithë drejtorët e Bashkisë së Vlorës duke u vetëshpallur edhe kryebashkiak i këtij qyteti. Tashmë është e qartë se të gjitha pushtete janë në dorën e një personi.
Rama ka shkaruar të gjithë drejtorët e Bashkisë Vlorë, si dhe ka bërë disa ndryshime brenda strukturës së Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës. Kandidati për deputet, i cili nuk hyri në listat fituese, Klevis Kaso, u emërua kryetar i PS në Vlorë, ndërsa deputetja Eriona Ismaili tashmë do të jetë bashkëkryetare e kësaj force politike.
“Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar. Kryetari i Bashkisë duhet të firmosë menjëherë shkarkimet”, mësohet të ketë deklaruar Rama në takimin me dyer të mbyllura.
Ende nuk dihet se kush do të jenë zëvendësuesit e drejtorëve aktualë, por në ditët në vijim priten zhvillime dhe emërime të reja në administratën e qytetit.